| Presidenti Sejdiu uroi qytetarėt pėr festėn e Kurban-Bajramit |
|
|
"Të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të Republikës së Kosovës ua uroj festën e Bajramit të Vogël. Bajrami i Vogël është ditë e sakrificës për të mirën, për paqen dhe lumturinë e të gjithë njerëzve, është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Sivjet këtë festë po e kremtojmë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, të njohur dhe të pranuar gjerësisht nga familja e madhe e vendeve demokratike anekënd globit. Republika e Kosovës është shembull i shkëlqyeshëm i tolerancës dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme. Kultura e mrekullueshme fetare dhe pasuria shpirtërore e popullit të vendit tonë është garanci e fuqishme se kjo bashkëjetesë do të jetojë përherë. Me fat Bajrami i Vogël! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar! * * * Telegrami i Presidentit Sejdiu për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava I nderuari z. Naim Tërrnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, "Me rastin e festës së Bajramit të Vogël, Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Republikës së Kosovës. Në këtë ditë të festës dhe të sakrificës, e çmojmë shumë punën Tuaj shpirtërore për paqe, mirëkuptim dhe tolerancë në mes besimtarëve dhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e së cilës Ju dhe institucioni që drejtoni keni dhënë aq shumë. Këtë vit, festën e Bajramit të Vogël po e presim në Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe kjo e bën edhe më të veçantë këtë ditë të afrisë dhe dashurisë njerëzore. Duke ju dëshiruar shëndet dhe paqe, ju lutem, z. Kryetar, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë. |
||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|