| Nogociatori Ylber Hysa u prit nga Myftiu i Kosovės. NaimTėrnava |
|
|
|
Prishtinë, 7 mars 2007 Bashkësia Islame njofohet për finalen e procesit të statusit Serbisë do të dorëzohet dosja e Bashkësisë Islame për objektet fetare islame gjatë viteve 1998-1999 - dëmi është vlerësuar në 66 milionë euro. Negociatori kosovar, Ylber Hysa, është pritur, të mërkurën, nga kreu i Bashkisë Islame të Kosovës, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava. Në takimin e zhvilluar në BIK, Hysa ka njoftuar Myftiun Tërnava për raundin e fundit të negociatave në Vjenë, si dhe për pritjet para takimit të elefantëve, që është. paralajmëruar për t'u mbajtur në kryeqytetin austriak, më 10 mars. iva e ndënnarrë në konsultimet "e Vjenës për çështje të trashëgimisë, që palësHysa, në takim është përshëndetur iniciat serbe t'i dorëzohet dosja e shkatërrimeve të monumenteve religjioze islame, të cilat janë bërë nga forcat serbe gjatë periudhës '98 -'99. "Delegacioni i Kosovës ka kërkuar nga pala serbe që të përfillet edhe shkatërrimi, i cili është bërë në objektet religjioze islame gjatë kohës së luftës. “Ne kemi prezantuar një dosje të Bashkësisë Islame, sipas së cilës vlerësohet që ky dëm arrin vlerën prej 66 milionë eurosh"-ka thënë Hysa, i cili ka shprehur edhe falënderimet në emër të Delegacionn për kontributin që BIK-u po' i jep procesit dhe është zotuar për vazhdimin e kontakteve dhe bashkëpunimit në të ardhmen. Në anën tjetër edhe Bashkësia Islame ka shprehur përkrahje për Delegacionin e Kosovës në procesin e definimit të statusit. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|