| DEKLARATĖ |
|
|
Prishtinë, 1 dhjetor 2008![]() Me rastin e sulmit ndaj kryetarit të Kuvendit të BI-së të Republikës së Kosovës dr. Xhabir Hamitit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për opinion jep këtë DEKLARATË Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon në mënyrën më të ashpër të mundur sulmin fizik ndaj dr. Xhabir Hamitit të bërë mbrëmë rreth orës 19.00 në hyrje të shtëpisë së tij nga grupi prej pesë vetash duke e konsideruar të njëjtin një vepër e njerëzve të lig dhe qyqarë. Për sa jemi në dijeni, ky është rasti i parë kur sulmohet fizikisht një nëpunës i BI-së, pedagog i fakultetit dhe titullar i Bashkësisë Islame, pa asnjë shkak ose arsye përse detyrohemi ta kuptojmë se sa të mjerë janë sulmuesit. Kryesia e BI-së sulmin ndaj kryekuvendarit të BI-së e konsideron sulm ndaj të gjitha organeve dhe institucioneve të BI-së, prandaj kërkojmë nga organet kompetente të pushtetit që keqbërësit ti zbuloj sa ma parë dhe të njëjtit të nxirren para organeve të drejtësisë. Kryesia e BI-së, pa pretendim për ti prejudikuar gjërat, është e vendosur dhe e paluhatshme në veprimtarinë e saj tradicionale këtu e gjashtë shekuj më parë, dhe se nuk ka fuqi e cila mund të na devijojë e shmangë nga rruga jonë islame tradicionale. Shërbimi për informim i Kryesisë së BI të Republikës së Kosovës |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|