![]() | Sot | 20 |
![]() | Dje | 170 |
![]() | Kėtė javė | 190 |
![]() | Kėtė muaj | 847 |
![]() | Gjithsej | 38618 |
| Myftiu Tėrnava priti ipeshkvin e Pragės Vaslav Malajev |
|
|
|
Prishtinë, 10 nëntor 2008
Ipeshkvi Malajev u shpreh i gëzuar që viziton Kosovën dhe ka mundësi që të njihet për së afërmi me gjendjen këtu. Ipeshkvi në bisedë me Myftiun u interesuar për funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, relacionet me shoqërinë si dhe raportet me bashkësitë tradicionale të Kosovës. ![]() “Bashkësia Islame është e interesuar që të bashkëpunoj me të gjitha bashkësitë tjera fetare, e them me plotë krenari, që toleranca ndërfetare tek ne si komb është e hershme dhe ne si popull njihemi për kultivimin e shkëlqyeshëm të mirëkuptimin ndërfetar. Është fatbardhësi që historia tek ne nuk njeh ndonjë konflikt ndërfetar”- tha Myftiu Tërnava. Ndërsa duke folur për bashkëpunimin me Kishën ortodokse serbe, Myftiu Tërnava tha: “Me gjithë gatishmërinë tonë dhe të Ipeshkvisë katolike nga ana e Kishës serbe ka një hezitim por shpresojmë që në të ardhmen do të gjejmë edhe mirëkuptimin e tyre”. Ipeshkvi Malajev i shoqëruar nga Myftiu Tërnava , ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergj vizitoi edhe Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë ku mbajti një ligjëratë të shkurte nxënësve, ku ndër të tjerat tha: “Vizita ime këtu tek ju nuk është vizitë formale, unë e dua dialogun, angazhohem për te dhe mundohem që bashkë me përfaqësuesit e feve e komuniteteve tjera të krijojmë klimë të mirëbesimit tek të gjithë njerëzit”. ![]() Ipeshkvi Malajev bashkëbisedoi edhe më përfaqësuesit e shoqatqës “Bereqeti” dhe Karitasit të Kosovës ku nga udhëheqësit Fitim Flugaj dhe Don Viktor Sopi u njoh me realizimin e projekteve të përbashkëta kundër trafikimit të qenieve njerëzore. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|