![]() | Sot | 141 |
![]() | Dje | 170 |
![]() | Kėtė javė | 311 |
![]() | Kėtė muaj | 968 |
![]() | Gjithsej | 38739 |
| Myftiu priti nė takim lamtumirės, tė ngarkuarin me punė tė misionit turk nė Kosovė Mustafa Sarnic |
|
|
Prishtinë, 31 tetor 2008![]() Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritar sot në takim lamtumirës shefin e Zyrës turke në Prishtinë Mustafa Sarnic, me ç'rast Myftiu Tërnava i ka shprehur falënderimin në emër të Bashkësisë islame të Kosovës për angazhimin e drejtpërdrejtë të tij në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Turqisë dhe Kosovës. "Kontributi i juaj dhe i shtetit tuaj për Kosovën është i madh në të gjitha proceset që kaloi Kosova. Shteti turk ndaj Kosovës u soll me përgjegjësinë e një miku të vërtet, andaj për të gjitha që ka keni bërë ju si mision diplomatik dhe shteti i juaj ne u jemi mirënjohës ndërsa ju personalisht ju konsiderojmë si mik të madh të Kosovës, ngase këtë e keni dëshmuar me punën tuaj të vazhdueshme gjatë mandatit tuaj”- tha Myftiu Tërnava . Më tutje Myftiu tha z. Sarnic ju uroj sukses në detyrën tuaj të re por mbetem me shpresë se kontributi i juaj për Kosovën dhe popullin tonë nuk do të ndalen po do jeni një përkrahës i fuqishëm Kosovës. Ndërsa, Sarniç, pasi pohoi se nga Kosova po ndahej me kujtime e përjetimit më të mira, theksoi se Turqia do të jetë edhe në të ardhmen një përkrahëse e fortë për Kosovën në të gjitha organizmat ndërkombëtarë. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|