Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

31:17. O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqijat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara.

Video e fundit

Festohet Kurban-Bajrami

Numri i ri

Shkarko revisten Dituria islame ne PDF

Nga galeria

numruesi i vizitoreveSot142
numruesi i vizitoreveDje170
numruesi i vizitoreveKėtė javė312
numruesi i vizitoreveKėtė muaj969
numruesi i vizitoreveGjithsej38741
Publikuar mė 28.03.2008

Lidhje

Kryeimami i Kosovės, Sabri ef. Bajgora ka pritur pjesėmarrėsit e “Karvanin tė Paqes” Printoni E-mail
Prishtinë, 27 tetor 2008

Foto
Përfaqësuesit e "Karvanit të Paqes" të cilin e përbëjnë pjesëtarë të feve të ndryshme si katolikë, ortodoksë e myslimanë nga shtetet e Evropës juglindore angazhohen për kultivimin e paqes dhe dashurisë në mes komuniteteve dhe popujve të ndryshëm.

Pjesëmarrësit “Karvani i Paqes” sot vizituan Kryesinë e BI të Kosovës ku u pritën nga Kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.


Kryeimami Bajgora pasi falënderoi për vizitën, ka çmuar lartë angazhimin e pjesëtarëve të ''Karvanit të Paqes'' për krijimin e klimës së mirëkuptimit dhe tolerancës ndërmjet popujve e komuniteteve të ndryshme.

Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi është angazhuar për kultivimin e tolerancës ndërfetare tek popujt që jetojnë në Kosovë e më gjerë. Ne në vazhdimësi kemi kontribuar aty ku kemi pasë mundësi që të krijojmë një klimë të mirëbesimit e tolerancës ndërfetare e ndërnacionale- u ka thënë pjesëmarrësve të ''Karvanit të Paqes'' kryeimami Bajgora.
Foto
Ndërsa duke folur për kultivimin e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët, kryeimami Bajgora tha: “Me gjithë që ne jemi popull i vogël ne kemi një traditë të kultivimit të tolerancës ndërfetare, kemi tri fe që bashkëjetojnë në paqe e harmoni dhe si popull  jemi model edhe për shoqëritë e zhvilluara”.

Për bashkëpunimin me bashkësitë tjera fetare kryeimami Bajgora vuri në pah: “ Ne kemi marrëdhënie e bashkëpunim të mirë me Ipeshkvinë e Kosovës ndërsa me Kishën ortodokse kemi kontakte të kohëpaskohshme vetëm me një pjesë të udhëheqësve të saj, por shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë më shumë”.

''Karvani i Paqes'' sot vizitoi edhe Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, me ç’rast drejtori i Medresesë Bahri ef. Simnica shtroi drekë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >