| Telegramurimi |
|
|
|
Prishtinë, 6 mars 2007 Nga: Myftiu, Naim Tërnava Për: Ipeshkvit Zotëri, Dodë Gjergji Telegramurimi I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji Ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Kosovës Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta me rastin e festës së Pashkëve. I nderuari ipeshkv Gjergji! Festat fetare, janë një rast i mirë për të përkujtuar dhe shprehur respektin dhe devocionin tonë të thellë ndaj Krijuesit të përbashkët. Andaj, lutemi që këto festa të na shërbejnë si ura të afrimit dhe mirëkuptimit midis besimtarëve tanë. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë. Duke ju uruar edhe një herë Juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë,ju lutem pranoni urimet dhe përshëndetje tona të ngrohta. Me nderime, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|