Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

83:16. Pastaj ata do tė hyjnė nė xhehennem.

Myftiu Tėrnava priti sot zyrtarėt e KBI tė Ferizajt, Prizrenit e Istogut Printoni E-mail
Prishtinë, 23 tetor 2008

KBI Prizren
Edhe sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, Myftiu Tërnava ka pritur delegacione të shumta, të cilat kanë ardhur për ta uruar Myftiun me rastin e rizgjedhjes në krye të BI edhe për mandatin vijues 5 vjeçar.

 

Sot myftiu ka pritur një delegacion të Këshillit të BI  të Ferizajt, të prirë nga Kryetari Fehmi Mehemti të cilët e uruan dhe përgëzuan myftiun me rastin e mandatit të ri në krye të BI së Kosovës.
Po sot Myftiu ka pritur edhe një delegacion të KB së Prizrenit të prirë nga Lutfi Ballëk dhe kryeimami Ali ef. Vezaj.Image
Myftiu sot ka takuar edhe një delegacion të KB të Istogut të udhëhequr nga kryetari Muhamed Lipa i cili shoqërohej nga imami i xhamisë së fshatit Dobrushë, fshat ky i banuar me shumicë boshnjake.
Delegacionit nga Istogu respektivisht imamit të Dobrushës Myftiu Tërnava ia dorëzoi donacionin në shumë prej 10 mijë euro për përfundimin e punimeve të xhamisë së këtij fshati, që është edhe donacioni i parë i dhenë nga Kryesia e BI pas rizgjedhjes së tij për mandatin e ardhshëm.
Në të gjitha takimet që pati Myftiu mori urime e përgëzime për punë të suksesshme në krye të BI.
Ndërsa Myftiu Tërnava u shpreh se përkrahja e marrë këto ditë nga të gjitha anët është edhe një motiv shtesë për angazhim më të madh në realizimin e objektiva tona të përbashkëta.

 
< I mėparshmi   Tjetri >