Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Telegram urimi i Presidentit Sejdiu pėr Kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės |
|
|
|
Telegram urimi i Presidentit Sejdiu për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës
I nderuari z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës Më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e rizgjedhjes suaj Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës Duke iu dëshiruar shëndet, punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në misionin Tuaj, unë ritheksoj përkushtimin tim të plotë që si President i vendit të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me institucionin tuaj dhe me ju personalisht. Jam i bindur se, edhe në këtë mandat, nuk do të mungojë angazhimi Juaj për thellimin e kulturës së lartë të komunikimit dhe të tolerancës ndërfetare, që pa dyshim është një nga shtyllat e fuqishme të identitetit të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime dhe me fat! Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|