|
Trupi Zgjedhor i Bashkėsisė Islame tė Kosovės rizgjodhi sot Mr. Naim Tėrnavėn Myfti tė Kosovės |
|
|
Prishtinë, 18 tetor 2008 Myftiu Mr. Naim Ternava Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës rizgjodhi sot Mr. Naim Tërnavën Myfti të Kosovës edhe për një mandat pesëvjeçarë
(Po sot Kuvendi i BI të Kosovës në mbledhjen konstituive zgjodhi për kryetar të Kuvendit Dr. Xhabir Hamitin)
Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme rizgjodhi edhe për një mandat pesëvjeçarë Mr. Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës. Myftiu Naim Tërnava nga Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës që e përbëjnë 54 anëtarë (Trupin Zgjedhorë të BI të Kosovës e përbëjnë 27 anëtarët e Kuvendit të BI të Kosovës, 25 kryetarët e Këshillave vendor të BI, Dekani i FSI dhe drejtori i Medresesë) mori shumicën absolute të votave, 37 sosh kundrejt kundërkandidatit – Dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinë, Dr. Rexhep Boja që mori 17 vota. Mbledhja e Trupit Zgjedhor të BI të Kosovës do të vazhdoj pas një jave kur solemnisht do të bëhet inaugurimi i Myftiu dhe anëtarëve të Kryesisë të cilët Myftiu do t’ia propozojë Trupit Zgjedhor për miratim. Po sot u bë edhe konstituimi i Kuvendit të ri të Bashkësisë Islame të Kosovë për periudhën e ardhshme pesëvjeçare. Pas verifikimit të mandateve të kuvendarëve të rinj u bë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Për kryetar të Kuvendit të BI t ë Kosovës u zgjodh delegati nga Fakulteti i Studimeve Islame të Prishtinës, Dr. Xhabir Hamiti ndërsa për nënkryetar – delegati nga Medreseja e mesme “Alaudin” e Prishtinës Fadil Hasani.
|