Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

30:58. Ne nė kėtė Kur’an u kemi sjellė njerėzve nga tė gjithė shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t’u sillje ēfarėdo mrekullie ti atyre, ata qė nuk besuan do tė thonin: Ju (Muhammedi me besimtarė) nuk jeni tjetėr veēse mashtrues (gėnjeshtarė).

Myftiu Tėrnava priti fėmijėt e Fshatit Ndėrkombėtar Printoni E-mail
Prishtinë, 7 tetor 2008
ImageSot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Mr. Naim Tërnava ka pritur drejtoreshën e “Fshatit Ndërkombëtar të Fëmijëve” në Prishtinë, znj. Remzije Krasniqi e cila shoqërohej nga 44 fëmijë parashkollor dhe edukatoret e tyre.
Myftiu Tërnava u njoftua nga drejtoresha e fshatit me punën që bëhen në edukimin e fëmijëve parashkollor. Gjithashtu drejtoresha e njoftoi Myftiun edhe me kushte që kanë fëmijët në kuadër të kopshtit.


Myftiu ka bashkëbiseduar me fëmijët parashkollor, ndërsa drejtueset e kopshtit i përgëzoi për punën që bëjnë në edukimin e fëmijëve.
Myftiu uroj që fëmijët tanë të kenë kushte të mirë dhe edukim adekuat. Duhet të bëjmë më shumë për edukimin e fëmijëve tanë, ngase këta janë e ardhmëria jonë.
Më pas fëmijët, të shoqëruar nga edukatoret e tyre vizatuan kabinetin e Myftiu dhe ambientet e xhamisë “Alaudin” në Prishtinë.

 
< I mėparshmi   Tjetri >