|
Myftiu Tėrnava priti fėmijėt e Fshatit Ndėrkombėtar |
|
|
Prishtinë, 7 tetor 2008 Sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Mr. Naim Tërnava ka pritur drejtoreshën e “Fshatit Ndërkombëtar të Fëmijëve” në Prishtinë, znj. Remzije Krasniqi e cila shoqërohej nga 44 fëmijë parashkollor dhe edukatoret e tyre. Myftiu Tërnava u njoftua nga drejtoresha e fshatit me punën që bëhen në edukimin e fëmijëve parashkollor. Gjithashtu drejtoresha e njoftoi Myftiun edhe me kushte që kanë fëmijët në kuadër të kopshtit.
Myftiu ka bashkëbiseduar me fëmijët parashkollor, ndërsa drejtueset e kopshtit i përgëzoi për punën që bëjnë në edukimin e fëmijëve. Myftiu uroj që fëmijët tanë të kenë kushte të mirë dhe edukim adekuat. Duhet të bëjmë më shumë për edukimin e fëmijëve tanë, ngase këta janë e ardhmëria jonë. Më pas fëmijët, të shoqëruar nga edukatoret e tyre vizatuan kabinetin e Myftiu dhe ambientet e xhamisë “Alaudin” në Prishtinë. |