![]() | Sot | 31 |
![]() | Dje | 170 |
![]() | Kėtė javė | 201 |
![]() | Kėtė muaj | 858 |
![]() | Gjithsej | 38629 |
| Presidenti Sejdiu uroi qytetarėt e besimit islam si dhe Myftiun Mr. Naim Tėrnava |
|
|
|
29.09.2008
Me rastin e Bajramit të Madh, Presidenti Sejdiu u ka dërguar mesazhe urimi të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam si dhe Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava Në tekstin e këtyre mesazheve thuhet: Mesazh urimi i Presidentit Sejdiu me rastin e Bajramit të Madh Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka dërguar një mesazh urimi të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam me rastin e festës së Bajramit të Madh. Në mesazhin e Presidentit thuhet: Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Festën e Bajramit të Madh po e kremtojmë për herë të parë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Në këtë ditë feste, shprehim nderimin tonë për të gjithë ata që me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të gjendjes pranë njëri-tjetrit. Duke e përsëritur falënderimin tonë të gjithmonshëm për miqtë tanë, që na u gjetën në orët më të liga të historisë, ritheksojmë vendosmërinë tonë për forcimin dhe sundimin e rendit dhe të ligjit në shtetit tonë, për krijimin e një mjedisi të qetë e stabil, në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojmë kushte më të mira për jetë dhe prosperitet në atdheun tonë të shtrenjtë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj! Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu Presidenti Sejdiu uroi Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava. Teksin e këtij telegrami po e japim në vijim: I nderuari z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës Më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e festës së Bajramit të Madh, e cila sivjet është më e veçantë se asnjëherë më parë, meqë kremtohet në shtetin tonë të pavarur e sovran, të njohur e të bekuar nga miqtë tanë anekënd botës. Në këtë ditë të shënuar, ne shprehim sërish vlerësimin tonë të lartë për fjalën Tuaj të urtë dhe angazhimin e përhershëm për paqe, tolerancë dhe stabilitet në Kosovë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|