Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

10:8. Vendi pėr tė tillėt ėshtė zjarri, pėr shkak tė asaj qė punuan.

Myftiu i Kosovės vizitoi Kuvendin Komunal tė Ferizajt Printoni E-mail
Prishtinë, 23 shkurt 2007
Komuna e Ferizajt është shembull më i mirë në bashkëpunimin e besimeve dhe institucioneve lokale, por edhe më Bashkësinë Islame të Kosovës. Ky bashkëpunim i ndërsjellë po krijon ura afrie qe kanë munguar në të kaluarën, tha Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava i cili sot më bashkëpunëtor u prit nga kryetar i Kuvendit komunal z. Faik Grainca. Kreu komunal Grainca në këtë takim e ka informuar Myftiun Naim Tërnava me gjendjen në komunën e Ferizajt, sfidat që e përcjellin këtë komunë sikurse edhe komunat të tjera.  Kamë kënaqësi të them se më Bashkësinë Islame kemi raporte shumë të mira dhe ato do të vazhdojnë sepse edhe kjo është në interesin e përgjithshëm. Marrëdhëniet të mira z. Grainca tha se KK i Ferizajt ka edhe Bashkësitë tjera fetare që veprojnë në territorin e kësaj komune. Ne do të mundohemi që të gjejmë forma organizative që jo vetëm më BI por edhe besimet të tjera.Image
Myftiu Naim Tërnave këtë takim zyrtarë e konsideron të frytshëm sepse janë diskutuar tema më rëndësi që i kontribuojnë të ardhmes së Kosovës me theks të veçanet në zhvillimin e infrastrukturës së besimeve.
Gjatë prononcimit për media Myftiu. Naim Tërnava rreth projektit të Martti Ahtiaarit tha se si tërësi është i pranueshëm sepse hapë shtigje të reja për ardhmërinë e vendit. Sa i përket besimit Islam Tërnava shfaqi bindjen se ky projekt nuk është i favorshëm sepse dallimet janë të mëdha. I kuptoj të gjitha presionet politike por çështja e besimit nuk duhet të ndërlidhet më politikë sepse ato mund të qojnë në ndasi edhe fetare edhe politike. Ne së bashku më udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovës kemi reaguar në mënyrë që edhe bota të jetë e informuar se ka mangësi në planin e Martti Ahtisaarit sa i përket besimeve. Objektivat e besimeve janë të njëjta dhe një qëllim. Ato duhet të mbrohen në tërësi pa dallime sepse pakoja e M. Ahtisaarit mbron kishat serbe. Mendoj seriozisht se këtu duhet të behën përmirësime, e besimet në Kosovë të mos anashkalohen.
Bashkësia ndërkombëtare ndaj këtij pari jo të mirë duhet të reagoj edhe pa prezencën tonë sepse atëherë kjo më pak ka demokraci e më shumë favorizim, që nuk do të dëshironim të jetë sepse ne po ecim rrugës së demokracisë.
Për bashkëpunimin në mes Ipeshkvisë së Kosovës dhe Bashkësisë Islame Myftiu. Naim Tërnava theksoi se kanë bashkëpunim të mirë dhe kjo besoi se do të vazhdoi edhe në të ardhmen.
Dëshiroj të them tha Myftiu Tërnava se ne nuk kemi ndihmën e institucioneve të Kosovës, por kishim dashur te kemi se i vetmi burim i të ardhurave janë qytetarët që kontribuojnë në buxhetin e bashkësisë Islame. I vetmi institucion i cili ka ndihmuar BI në Ferizaj është Kuvendi komunal që ka ndarë një fond prej 23 mijë euro për ndërtimin e murgut të xhamisë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >