| Kryeministri Thaēi pėrgėzon Myftiun dhe gjithė qytetarėt e fesė islame tė Kosovės pėr Fitėr-Bajramin |
|
|
|
Prishtinë, 29 shtator 2008 I nderuari z. Tërrnava, Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’Ju uroj festën e Fitër Bajramit, Ju dhe gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës. Kjo festë kremtohet për herë të parë në Kosovën e lirë, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo është e arritura jonë e madhe, për të cilën janë përpjekur gjenerata të tëra. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe tolerancë ndërfetare, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton të arriturat më të mira të civilizimit. Në Kosovën e lirë dhe të pavarur këto vlera do të kultivohen edhe më shumë. Uniteti qytetar, harmonia, toleranca ndërfetare dhe ndëretnike është pasuri e Kosovës, garancë e perspektivës sonë të mirë. Institucionet e Kosovës me përgjegjësinë më të lartë do të punojnë që Kosova të zhvillohet në të gjitha fushat e jetës, që sa më shpejt të bëhemi pjesë e institucioneve euroatlantike. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|