| Myftiu Tėrnava priti delegacionin e peshkopėve nga 11 vende tė Evropės |
|
|
|
Prishtinë, 27 shtator 2008
![]() Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë një delegacion të peshkopëve nga 11 vende të Evropës të kryesuar nga peshkopin gjerman Leo Shvarc. Peshkopi Shavrc në emër të delegacionit ka falënderuar Myftiun Tërnava për pritjen dhe e ka njohur atë me qëllimin e vizitës në Kosovë. Ndërsa Myftiu Tërnava pasi që i ka përshëndetur dhe u ka dëshiruar mirëseardhje, mysafirët i ka njohur me një historik të shkurtë të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe me angazhimin që ka Bashkësia Islame në krijimin e frymës së tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik. Myftiu Tërnava përgëzoi peshkopët për iniciativën dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të BI që të kontribuoj në sensibilizimin e ofrimit të komuniteteve fetare e nacionale në Ballkan e më gjerë. Vizita e peshkopëve në Kosovë është rezultat nga konferenca tre ditore që po i zhvillon punimet e sajë në Beograd me temën “Shërimi i plagëve dhe kujtimeve të luftës, Serbia ballafaqohet me barrën e së kaluarës”, e cila për objekt debati ka marrëdhëniet serbo - kroate dhe serbo - shqiptare, ditën e dytë ia kushton vizitave në terren. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|