| Prej dje Ka filluar pagesa e Sadakatul- Fitrit dhe Zeqatit |
|
|
|
Prishtinë, 27 shtator 2008
Në të gjitha xhamitë e Kosovës, në selitë e këshillave vendor, në vendfaljet dhe në lokacionet e caktuara nga organet kompetente të Bashkësisë Islame të Kosovës nga dje ka filluar pagesa e Sadakatut- Fitrit dhe Zeqatit.Besimtarët tanë Sadakatul - Fitrin dhe Zeqatin siç dihet tashmë e dedikojnë për financimin e institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës siç është Medreseja me paralelet e saj dhe Fakulteti i Studimeve Islame. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, respektivisht sektori i financave me kohë ka bërë përgatitjet e duhura, ka caktuar vlerën e Sadakatut- Fitrit, ka shtyp dhe shpërndarë fletëpagesat përkatëse si dhe ka njoftuar e sensibilizuar besimtarët përmes ligjëratave tematike kushtuar sadakasë dhe zeqatit. Vlera e Sadakatul - Fitrit për person e shprehur në euro është 2, 3, 5 e 10 euro varësisht nga gjendja ekonomike e besimtarëve. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kërkon nga të gjithë besimtarët që Sadakatul- Fitrin ta paguajnë në fondin e institucioneve arsimore të BI. Allahu na pranoftë agjërimin, lutjet, ibadetet dhe sadakanë tonë. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|