| Njoftim pėr opinion |
|
|
|
Prishtinë, 26 shtator 2008
Dita e parë e Fitër – Bajramit - të martën më 30 shtator 2008 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë më 29 shtator 2008. Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të martën më 30 shtator 2008. Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 5:50 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Ligjëratën e parë do ta mbajë H. Resul ef. Rexhepi ndërsa të dytën H. Kasim ef. Gërguri. Në ora 7:08, faljes së namazit të bajramit do t’i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora. Ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë. Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 30 shtator 2008, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9-12. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|