Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

84:8. Ai do tė llogaritet me njė llogari tė lehtė,

Iftar pėr BI nga ambasadorja Tina Kajdanov Printoni E-mail
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov shtroi iftar për udhëheqësit e lartë të BI të Kosovës
Image
Më 19 shtator 2008 në restorantin “Pëllumbi” në Prishtinë, ambasadorja e ShBA-ve në Prishtinë znj. Tina Kajdanov shtroi iftar për udhëheqësit më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës me në krye Myftiun mr. Niam Tërnava.
Është ky iftari i shtatë që shtron misioni diplomatik në Kosovë për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës që nga pas lufta e këndej.

Me këtë rast Myftiu i Kosovës në fillim të fjalës së tij tha:
“Fillimisht më lejoni të shpreh kënaqësinë time dhe të bashkëpunëtorëve të mi që na është dhënë mundësia  të jemi së bashku pran tryezës edhe për këtë iftar i cili tashmë të thuash është bërë tradicional.
Prandaj krahas konsideratës time të lartë, më lejoni të ju shpreh falënderimin timin  të sinqertë për kujdesin dhe respektin e treguar, juve zonja ambasadore dhe shtetit dhe popullin të cilin ju e përfaqësoni.
E nderuara zonja ambasadore!
Njeriu nuk është i krijuar që të jetoi i vetmuar, por përkundrazi të jetoi në shoqëri. Prandaj ai është i thirrur që roli i tij shoqëror të jetë pozitiv, i mirë dhe i dobishëm, sidomos në raport me anëtarët tjerë të shoqërisë.
Me qëllim të udhëzimit të drejt Zoti kohë pas kohe dërgoi pejgamber dhe libra të shenjta siç ishin Ademi, Nuhi, Musai, Isai e Muhamedi a.s., pastaj libra të shenjat si Tevrati, Inxhili e Kurani”.

Ndërsa në vazhdim Myftiu falënderoi ShBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës gjatë procesit të shpallës së pavarësisë, përse Myftiu u shpreh: “Ky Ramazan për ne në Kosovë është më i veçantë se të tjerët për faktin se Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë e cila u njoh nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të botës të prira nga ShBA-të me çka populli i Kosovës realizoi ëndrrën kamotshme për liri e pavarësi.
znj. Ambasadore.
Kosova do të jetë një vend ku do të respektohen besimet dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe do te jetë model i mirë edhe për shtetet në rajon e më gjerë.
Edhe një herë falënderojmë ShBA-në dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës së pavarur.
Unë në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, dhe të gjithë besimtarëve islam në Kosovë ju falënderoi për angazhimin tuaj të përhershëm për Kosovën, dhe njëkohësisht ju falënderoi edhe për këtë iftar të përbashkët”.

Ambasadorja amerikane në Kosovë znj. Tina Kajdanov pasi përshëndeti Myftiun dhe të pranishmit fillimisht tha: “Faleminderit që erdhët në këtë iftar, i shtati me radhë që shtron Ambasada amerikane për miqtë tanë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar, bashkëpunimi i Ambasadës sime  me Bashkësinë Islame të Kosovës mbetur i fuqishëm. Për pesë vite me radhë, një profesor amerikan i gjuhës angleze po jep mësim ne Medresenë e Kosovës si shenjë e përkushtimit tonë  për bashkëpunimin me Bashkësinë Islame. Përveç kësaj, marsin e kaluar ne patëm nderin të jemi nikoqirë në Amerikë të dhjetë  burrave dhe grave nga bashkësia juve përmes Programit të Shkëmbimit të Qytetarëve “Feja dhe Bashkësia”, ku ata panë diversitetin e bashkësive myslimane në tërë SHBA-të”.
Në vazhdim ambasadorja amerikane foli për atmosferën e lirisë e tolerancës që kanë popujt në Amerikë ku ndër të tjerat veçoi:
“Anëtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, jo vetëm që mësuan për prejardhjet e ndryshme kulturore të myslimanëve amerikanë, por ata kanë përjetuar edhe atmosferën e lirisë dhe tolerancës në të cilën krejt amerikanët kanë mundësinë të ushtrojnë fenë e tyre. Në tërë Amerikën, familjet myslimane bëhen bashkë çdo natë të Ramazanit për të festuar devotshmërinë ndaj islamit. Fetë dhe traditat e shumta të cilave u përkasin amerikanët e pasurojnë shtetin tonë dhe reflektojnë më të mirën për Amerikën.
E njëjta vlen për Kosovën. Diversiteti i shumë etnive, gjuhëve dhe feve. Ne e falënderojmë Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame për përkushtimin e tyre që ta ndërtojnë një Kosovë ku të gjithë janë të mirëseardhur, të lirë dhe të sigurt që të praktikojnë fetë e tyre, dhe të gjithë mund të kenë një të ardhme në paqe dhe prosperitet”.
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

 
< I mėparshmi   Tjetri >