Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

40:59. Kijameti gjithsesi do tė vijė, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerėzve nuk besojnė.

Me rastin e shėnimit tė Betejės sė Bedrit Printoni E-mail
Myftiu i Kosovës shtroi iftar tradicional me udhëheqësit e Këshillave vendor të BI dhe nëpunësit e institucioneve të BI
Image
(Myftiu Tërnava: Nëse Nata e Bedrit, dhe sigurisht se po, ka bërë kthesë vendimtare në historinë e re islame para 14 shekujve dhe ka qenë mesazhi më i fortë drejtuar mbarë njerëzimit dhe shkëndija ndriçuese do te ndriçoi mbi mbarë botën, ja të nderuar vëllezër kjo është realizuar.)
Si tradicionalisht me rastin e natës së 17 të Ramazanit respektivisht në kujtim të fitores historike në Betejën e Bedrit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava të enjten më 18 shtator 2008 shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Si tradicionalisht Myftiu iftarin e shtroi në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës ku  qenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës.

Fillimisht të pranishmëve mirëseardhje u shprehu kryeimami i BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, ndërsa me një fjalë rasti iu drejtua vet Myftiu Mr. Naim Tërnava, i cili pasi që i përshëndetin të pranishmin tha: Më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame  të Republikës së Kosovës, t’ju dëshiroi mirëseardhje në këtë iftar të përbashkët  të organizuar nga kryesia e bashkësisë Islame dhe të lusim Allahun xh.sh. që agjërimin tonë ta ketë pranuar dhe mëshira e rahmeti i tij të jetë mbi ne dhe mbi të gjitha ata të cilët në vazhdimësi kanë frikën ndaj Krijuesit suprem.
Ju kujtohet sigurisht në Ramazanin që shkoi se në këtë sallë, në këtë vend, në këtë kala ta dijes, në këtë fortesë të paepur e të pa shembur pavarësisht se në çfarë furtuna kaloi patëm thënë së bashku se shpresojmë dhe kemi bindjen e thellë se Ramazanin që vjen do ta presim në Kosovën tonë të lirë, sovrane e të pavarur.
Dhe falënderojmë Allahun xh.sh. dhe të gjithë ata që kontribuuan dhe u flijuan për këtë ditë që ti gradoi me shpërblimet e tija më të mëdha në këtë dhe në botën tjetër.”

Ndërsa duke folur për rëndësinë dhe refleksionet e Natës së Bedrit, Myftiu Tërnava veçoi: “Nëse Nata e Bedrit dhe sigurisht se po, ka bërë kthesë vendimtare në historinë e re islame para 14 shekujve dhe ka qenë mesazhi më i fort drejtuar mbar njerëzimit dhe shkëndija ndriçuese do te ndriçoi mbi mbar botën, ja të nderuar vëllezër kjo është realizuar. Po le të na shërbej neve ky iftar i përbashkët sonte këtu në këtë vend që edhe ne të bëjmë një kthesë në vetën tonë dhe të marrim edhe më me përgjegjësi amanetin që kemi para vetës në lartësimin e fjalës së Allahut xh.sh., në edukimin e brezit të ri, në punën tonë të vazhdueshme në luftimin e dukurive të cilat janë prezente në shoqërinë tonë dhe avancimin e të gjitha veprave të mira kuptohet me një edukatë të mirëfilltë që buron nga Kurani famëlartë që është hedia apo dhurata më e madhe që i madhi Allah xh.sh. zbriti njerëzimit mbarë dhe atë e zbriti në muajin e shenjët të Ramazanit.
Andaj edhe vlera mu për këtë i takon këtij muaji ngase në këtë muaj kemi edhe Natën e Kadrit para së cilës pra na ndajnë edhe pak net  dhe është nata në të cilinë i madhi Allah xh.sh. dërgon mysafirë edhe më të shumët, dërgon engjëj, dërgon edhe kryeengjullin pran neve që vërtetë të na begatoi me të mirat e tij, të na shpërblej me të mirat e tij për adhurimet, për ibadetet që i kemi bërë në vazhdimësi a në veçanti gjatë këtij muaji të shenja të Ramazanit”.
Në fund të fjalës së tij myftiu Tërnava në formë mesazhi porositi të pranishmit:
“Pavarësisht se me çfarë pengesash mund të ballafaqohemi për çdo ditë ne duhet që të gjejmë forcën e imanit, forcën e besimit që ato ti tejkalojmë dhe vërtet të tregohemi që jemi të gatshëm të punojmë për ardhmërinë e këtij vendi për ardhmërinë e fesë sonë për një jetë sa më të mirë të të gjithëve duke respektuar sigurisht edhe të gjitha besimit e tjera të cilat janë në Kosovën tonë.
Ky le të jetë mesazhi im që ju duhet të përcillini nëpërmjet xhamive tuaja e në prag të kësaj feste kaq të madhe që na pret- festa e Bajramit e inshalla Allahu xh, sh na bën të munduar që ne të presim atë ditë të festojmë bashkërisht”.
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

 
< I mėparshmi   Tjetri >