Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

25:26. Atė ditė sundimi i vėrtetė ėshtė i tė Gjithėmėshirshmit, e ajo ditė pėr jobesimtarėt do tė jetė ditė e vėshtirė.

Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava gjatė iftarit nė Prizren Printoni E-mail
Prishtinë, 17 shtator 2008
ImageTë bashkuar gjithherë rreth sofrës së Allahut ne do të kemi ardhmëri të mirë

Më 16 shtator 2008, përfaqësia e DIJANET-it në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame shtroi iftar të përbashkët në Prizren ku qe i pranishmi edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësambasadori turk në Prishtinë Dogan Isik, Ministri i Ambientin në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jakxhillar, nënkryetari i Kuvendit komunal të Prizrenit Merxhan Shpat, kryetari i Kuvendit komunal të Mamushës Arif Bytyqi, përfaqësues të KFOR-it që veprojnë në Prizren si dhe të ftuar të tjerë, imamë e mësidhësët të medrese nga paralelja në Prizren si dhe kryetar të këshillave të KBI Mitrovicës, Rexhep Lushta dhe Muhamet Paçarizi- kryetar i këshilli të BI në Suharekë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ndër të tjerat tha: “Mesazhet që dalin nga muaji i shenjët i Ramazanit janë të shumta, mirëpo edhe një prej atyre mesazheve është tubimi kështu siç jemi ne sonte  për rreth sofër së Allahut xh. sh. të ulur duke pritur momentin ti themi Allahu xh. sh.: O Zot, o Krijuesi ynë, o Krijues i kësaj gjithësie bazuar në urdhrat tua ne jemi zgjuar në syfyr kemi ngrënë,  tërë ditën kemi agjëruar  dhe me kënaqësinë më të madhe tash presim sinjalin tendë, presim ezanin.
Po ne presim në shenja falënderimi ndaj madhërisë sate për begatit që na i ke dhënë.
Jemi ata që bëjmë iftar dhe jemi ata që i kryeje obligimet tona në vazhdimësi. Jemi të blinduar se thënia jote se njeriu nuk do të gjej as më shumë as më pak tek Allahu xh.sh. me përjashtim të asaj, për atë që është angazhuar dhe ka punuar gjatë jetës mbi sipërfaqen e tokës”.


Ndërsa duke folur për rëndësinë e unitetit e bashkëveprim Myftiu Tërnava spikati:
“Të bashkuar gjithherë rreth sofrës së Allahut ne do të kemi ardhmëri të mirë edhe në këto troje ngase kemi pritur dhe vuajtur shume që ta kemi Kosovën tonë të lirë e sovrane. Me këtë rast falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anë e mban botës të cilët na ndihmuan ne, përkrah sakrificës në vazhdimësi  që ka bërë ky popull, që ne sot të jemi një shtet i pavarur e sovran dhe të na njohin deri sot afërsisht 50 shtete të botës.
Ne ju premtojmë të gjithëve që Kosova do të jetë një model i mirë për të gjitha shtetet në rajon ngase do të krijojmë në vazhdimësi një klimë bashkëpunimi jo përçarje, jo urrejtje  por tolerance e paqeje mirëpo duke e ruajtur gjithherë identitetin tonë”.
Image

Duke i përshëndetur të pranishmit përfaqësuesi i DIJANET-it në Kosovë Tefik Jyxhesoj tha: “Ndiej kënaqësi të veçantë që të së bashku jemi këtu në muajin e bekuar të Ramazanit i cili është përplot mëshirë dhe dhunti.
Dashuria dhe toleranca të gjithëve na i ka hapur dyert, kurse brenda kësaj dashurie e tolerance nuk zë vend, xhelozia, përçarja e urrejtja dhe kjo dashuri i donë krijesat për hir të Krijuesit”.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Këshilli të BI së Prizrenit Lutfi Balluk i cili ndër të tjerat tha : “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të këshilli të BI të Prizrenit tu përshëndes dhe tu përgëzoi  në këtë iftar të përbashkët
Lus Allahun që të gjithë neve të na bashkoi në kevtherin e tij sepse ifati ka gjithherë simboliken e vetë, por ky iftar për ne është i veçantë ngase për herë të parë  Këshilli i BI në Prizren shton një iftar të përbashkët në Kosovën tonë të pavarura”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >