Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

44:43. Eshtė e vėrtetė se pema e Zekumit,

Myftiu Tėrnava nė takim me shefin e Zyrės greke nė Prishtinė Printoni E-mail
Prishtinë, 16 shtator 2008
ImageShpresoj që në të ardhmen Greqia do ta njoh shtetësinë e Kosovës

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur sot, në takim njohës, shefin e Zyrës greke në Prishtinë,  Dimitros Moschopoulos, të cilin e njohu me historinë, të arriturat dhe sfidat e Bashkësisë Islame.
Myftiu Tërnava, shefin e Zyrës greke e njohu edhe me angazhimin e përhershëm të BI të Kosovës për kultivimin e raporteve të mira e tolerante me të gjitha bashkësitë fetare në rajon. Pas takimi për gazetar myftiu Tërnava ndër të tjera tha:

“Kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Ambasadës greke këtu në Kosovë, si dhe për shtrirjen e bashkëpunimit edhe më të thellë edhe  në mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Greqisë, me qëllim që të jemi në kontakte  dhe të kontribuojmë që në rajon të mbretëroi një klimë bashkëpunimi, mirëqenie, paqe e tolerances ndërfetare, ndërkulturore, e ndëretnike.
Unë pres që të jetë një integrim edhe më i madh i pakicës myslimane e cila jeton  në Evropë”.
Ndërsa shefi i Zyrës greke Dimitros Moschopoulos tha:
“Do të dëshiroj që ta falënderoj edhe njëherë Myftiun e Bashkësisë Islame për nderin e veçantë, për respektin e veçantë që ma bëri që më pranoi sot. Dëshirojë që ti shprehi urime për një Ramazan sa më të mire.Image
Me Myftiun diskutuam së bashku për bashkëpunimin e Greqisë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Jam i gëzuar dhe shumë i lumtur që kam pasuar rastin që të takoi një  figurë publike që ka një tolerancë të veçantë  dhe që  punon në drejtim të bashkëjetesës me të gjithë etnitetet dhe popujt, dhe natyrisht që ti shmanget të gjitha atyre forcave që dëshirojë të krijojnë armiqësi.
 U dakorduam që të jemi gjithnjë afër, ti përkrahim të gjitha ato forca që angazhohen për një barazi, të cilat angazhohen për një bashkëjetesë dhe për një tolerancë te të gjithë popujve dhe te të gjitha bashkësive fetare që veprojnë në rajon”.

Në fund myftiut Tërnava tha: “Shpresoj që në të ardhmen Greqia do ta njoh shtetësinë e Kosovës dhe do të kemi marrëdhënie  më të afërta”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >