Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

33:70. O ju besimtarė, pėmbajuni mėsimeve tė All-llahut dhe thuani fjalė tė drejta.

Myftiu shtroi iftar pėr liderėt institucional e politik tė Kosovės Printoni E-mail
Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava shtroi iftar për liderët institucional e politik të Kosovës
Image
Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe nga anëtarët e Kryesisë së BI të Kosovës, për hir të muajit të madhëruar të Ramazanit më 8 shator 2008 në “Vila Gërmia” në Prishtinë shtoi iftar për udhëheqësit institucional e politik të Kosovë.
Në iftar qe i pranishëm presidenti i Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, Ministri i shëndetësisë Alush Gashi, Ministri i ambientit Mahir Jakxhillar, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, kryetari i LDD-së Nexhat Daci, nënkryetari i ARK-së – Ibrahim Gashi, nënkryetari i AAK-së Naim Maloku, kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, kryetarja e Partisë Reformiste Ora Teuta Sahtçia, Sadik Idriz e Xhezair Murati nga koalicion “Vakat”, pastaj kolonel Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës etj.
 
Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava pasi ka falënderuar të për pjesëmarrje fillimisht tha: Më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës , t’ju falënderoi për pjesëmarrje në këtë iftar të përbashkët të shtruar nga Kryesia e BI Republikës së Kosovës me qëllim të vetëm që të jemi së bashku një prej ditëve të  muajit të shenjët të bekuar të Ramazanit i cili në vazhdimësi thërret që të jemi së bashku, thërret për sakrificë, thërret sinqeritet, thërret për punë,  thërret për avancimin e të gjitha veprave të mira dhe demaskimin apo luftimin e të gjitha veprave që janë të këqija dhe që shkojnë në dëm të shoqërisë”.

Ndërsa duke folur për rëndësinë e veçantë të këtij iftari Myftiu Tërnava në fjalën përshëndetëse tha: “ Ky iftar është paksa i veçantë ngase është i parë që kështu bashkërisht e bëjmë në shtetin tonë sovran e të pavarur, për çka e falënderojmë Allahun që na bëri të munduar ne që sot të jemi shtet. Gjithashtu falënderoj edhe të gjithë ata që dhanë gjithçka prej vetes që ne të jemi të lirë, fal kontributi të tyre ne na u mundësua që të kurorëzojmë ëndrrën tonë që kemi prit dekada e shekuj me radhë. Besoi që kemi vu themele të forta të shtetit tonë të cilit duhet ta bëjmë edhe më tutje”.
Myfti përgëzoi udhëheqësit kosovarë për rezultatet e arritura në formimin dhe funksionalizimin e shtetit për se u shpreh: “Unë ju përgëzoi për punën madhore që jeni duke e bërë në institucionet e vendit së bashku me spektrin politik.
Bashkësia Islame e Kosovës është krenare për atë që bëhet sot për Kosovën dhe rreth Kosovës dhe për punë që bëni në vazhdimësi që bëni ju si President apo Presidenca pastaj  Qeveria e Kosovës, të gjitha institucionet tona, partitë politike qofshin ato pozitë apo opozitë ngase të gjithë e kemi një qëllim pavarësisht rrugën që ne e ndjekim megjithatë të gjithë e kemi qëllimin e mirë, të gjithë dëshirojmë të arrimë në cakun e duhur ai është që më tepër ta forcojmë, ta bëjmë këtë shtet  funksional e stabil dhe të gjithë ata që jetojnë në Kosovë t’i gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe për këtë jemi duke punuar”.
Ndërsa presidenti i vendit dr. Fatmir Sejdiu në fjalën e tij të tha:
“Për ne është një nder i veçantë që të jem bashkë me ju në këtë natë dhe natyrisht bashkë në procese të rëndësishme  për Kosovën.
Në Kosovën e të gjithë qytetarëve, në Kosovën e vlerave dhe karakteristikave të shprehura jashtëzakonisht në identitet të formësuar qartë edhe shtetëror dhe kulturial evropian  dhe mund të them po ashtu se është një përparësi e jashtëzakonshme  që gjithmonë ju Bashkësia islame por edhe komunitetet e tjera fetare në Kosovë sidomos në mesin e shqiptarëve kane qenë pjesë  e një rrezatimi të vazhdueshëm të tolerancë, respektit, të solidaritetit por them edhe të sakrificës .
Mendoi që ky muaj i rëndësishëm i agjërimit është vetëm një shembull që duhet të përcjell përkushtimin e gjithmonshëm dhe padyshim të besimtarëve dhe gjithë njerëzve të mirë të kësaj bote në vlerat më të mira njerëzore dhe humane”.

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

 
< I mėparshmi   Tjetri >