![]() | Sot | 145 |
![]() | Dje | 175 |
![]() | Kėtė javė | 776 |
![]() | Kėtė muaj | 3200 |
![]() | Gjithsej | 29383 |
| FESTIVALI I RAMAZANIT 2008 |
|
|
Në Prishtinë, ka nisur për të parën herë “Festivali i Ramazanit 2008”, ku gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të kenë mundësi që nevojtarët të bëjnë iftar në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.Për këtë qëllim është ngritur një tendë që ka kapacitet prej 1000 ulësesh, çka do të thotë që për çdo natë gjatë ramazanit do të mund të bëjnë iftar në këtë vend 1000 persona. Pos nevojtarëve, një organizim i tillë është i mirëseardhur edhe për nxënës e studentë si dhe për punëtorët që i zë koha e iftarit në Prishtinë. Ky organizmin është bërë nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim Shoqatën qeveritare turke “TIKA” si dhe me disa organizata joqeveritare nga Kosova e Turqia si dhe është mbështetur e përkrahure dhe disa ndërmarrje e afarist ku duhet veçuar: “ÜLKER,” “ABI”, “TEB”, “BKT”, “VITAMINKA”, “BUÇAJ” etj. Në iftarin e parë qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës. Mr. Naim Tërnava i cili në fjalën e tij, pasi ua uroi agjërimin të pranishmëve, falënderoi të gjitha ata që ndihmuan për këtë organizim. Në iftar qe i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë Musatafa Sarniç, pastaj përfaqësues të KOFR-it e policisë turke që janë me mision në Kosovë si dhe të ftuar të tjerë. Nga pjesëmarrësit dhe qytetarët e Prishtinës kjo nismë është pritur mirë. Pas iftarit në qiell u lëshuan fishekzjarr që ishte një simbolikë më të cilën shënohej përfundimi i iftari dhe fillimi i suksesshëm i Festivalit të Ramazanit 2008. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|