Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

91:9. Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten.

Video e fundit

Intervistë e Myftiu në RTK

Numri i ri

Shkarko revisten Dituria islame ne PDF

Nga galeria

numruesi i vizitoreveSot5
numruesi i vizitoreveDje145
numruesi i vizitoreveKėtė javė781
numruesi i vizitoreveKėtė muaj3205
numruesi i vizitoreveGjithsej29388
Publikuar mė 28.03.2008

Lidhje

Myftiu Naim Tėrnava priti shejh Shuajb Arnautin Printoni E-mail
Prishtinë, 29 gusht 2008
Image
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës dijetarin e alimin e madh shqiptar me famë botërore, Shuajb Arnautin, i cili këto ditë po qëndron për vizitë në Kosovë.
Dijetari e alimi i madh shqiptar, shejh Shuajb Arnauti është me origjinë nga Shkodra, i cili jeton e vepron prej kohësh në Aman të Jordanisë, ku ka dhënë një kontribut të madh në fushën e shkencës së Hadithit.
Puna dhe rezultatet e arrituar në këtë fushë shejh Shuajb Arnautin e kanë bërë një ndër njohësit më të mirë të shekullit 20 në këtë shkencë, për çka është i njohur në tërë Botën Islame.

Alimi Shuajb Arnaut u interesua për gjendjen e institucioneve arsimore si dhe për të arriturat e BI. Myftiu Tërnava gjatë takimi ka shprehu kënaqësinë e tij që pret alimin e njohur Shuajb Aranutin të cilin Myftiu e njohu me arritjet e Bashkësisë Islame në fushën e infrastrukturës, arritjen e institucioneve të arsimit të BI, në fushën e publicistikës si dhe për sfidat dhe projekt që ka Bashkësia Islame dhe institucionet e saja për të ardhmen.
Ndërsa alimi shejh Arnuati u shpreh: “Megjithëqë larg atdheut me vëmendje kam përcjell zhvillimin e ngjarjeve në trojet shqiptare. Çdo sukses i vendit dhe njerëzve tanë më gëzon pa masë”.
Në Aman shejh Shuajb Arnauti pos që është një mësues i madh i studentëve tanë, është përkrahës i tyre në çdo aspekt.
Shehj Shuajb Arnauti do të qëndroi edhe disa ditë në Kosovë.
 


Shuajb (Muharrem) ARNAUTI

Shehj Shuajb Arnauti: "Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im dëshmon se jam shqiptar”.

Shuajb Muharrem Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928. Në familjen e tij, ku tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjë të pranishme.
Rrënjët e tij kthehen në Shkodrën e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri.
 Shuajbi mësoi nga i ati dijet elementare të islamit.
Image
Shejh Shuajb Arnaut

Qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë nga Kurani, ndërsa dëshira për t’u thelluar edhe më tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të gjuhës arabe dhe gramatikës së saj. Kështu për më se dhjetë vjet radhazi, Shuajb Efendiu vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut, veçori e të cilave ishin se nxënësi ishte i lirë të zgjidhte dijet, që i interesonin, dhe askush nuk kishte të drejtë ta detyronte nxënësin që të mësonte atë që nuk i interesonte ose nuk i përshtatej.
Gjatë kësaj kohe Shuajb Efendiu mësoi nga dijetarët më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku dhe lexoi librat më të njohur të dijetarëve të kohës
Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft të lartë, Shuajb efendiu e pa të nevojshme t’i kushtonte një kohë edhe mësimit të shkencave juridike islame (Fikhut islamik ). Për këtë qëllim lexoi librat më të njohur të kësaj fushe, sidomos në Medhëhebin Hanefi. duke mësuar Usuli Fihkun, Tefsirin e Kur’anit, Mustalah El-Hadithin, leximin e librave të moralit etj. Është kjo kohë, kur ai kishte kaluar të tridhjetat.
Ajo që i ra në sy Shuajbit gjatë studimeve të tij e që pati ndikim të rëndësishëm në formimin e tij shkencor si dijetar qe se te profesorët e tij ndihej një mungesë e theksuar në njohjen e rangjeve të hadithit. Ose thënë ndryshe, hadithet e dobëta (Daif) dhe të mbathurat (Mevdu) të cilat përdoreshin më tepër në shpjegimet, ligjëratat dhe literaturën islame të asaj kohe.
Prandaj e pa të nevojshme që të specializoj në këto dije, për të mundur të rishikonte dhe rivlerësonte librat e hadithit dhe të synetit të Pejgamberit a.s. në mënyrë që të krijohej një mbështetje për studiuesit dhe të bëhej një sqarim i domosdoshëm për lexuesit e literaturës islame në përgjithësi.
Kështu qe në vitin 1955, kur në Damask filloi të punojë si mësimdhënës i gjuhës arabe dhe i edukatës islame, pa se kjo nuk i linte kohë të mjaftueshme për studimin e traditës dhe të librave të hadithit. Prandaj që në vitin 1958 filloi një punë të re në “Biblioteken islame të Damaskut “, ku kryesoi grupin e seksionit që merrej me kritikën dhe korrigjimet e literaturës burimore islame.
Në bibliotekën islame ndenji afro njëzet vjet plot dhe gjatë kësaj kohe hulumtoi, identifikoi dhe korrigjoi mbi shtatëdhjetë vëllime librash të ndryshëm me karakter historik, fetar islamik dhe letrar,
Më parë Shuajb Efendiu e pa të arsyeshme të largohej që andej, ngase rregullorja e atyshme si dhe jeta përgjithësisht në Siri nuk i krijonte mundësi pune e hulumtimi. Kështu që në vitin 1982 ai shkoi në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku filloi të punojë në fondacionin “ Err-rrisale “ dhe u angazhua të kryesonte seksionin e kulturës. Kontributi i Shuajb Efendisë nga koha kur erdhi në Aman gjer më sot është i pallogaritshëm për shkencat islame dhe kulturën arabe në përgjithësi. Numri i librave që ka punuar vetë e me bashkëautorë, ose ka qenë mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer etj.
Shuajb Efendiu, ose si e quajnë në Jordani Shejh Shuajbi, edhe pse i lindur jashtë atdheut e jetuar atje flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Kur Shuajbi përmend Shqipërinë thotë: "Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im dëshmon se jam shqiptar”
 
< I mėparshmi   Tjetri >