Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

51:23. Pasha Zotin e qiellit e tė tokės, kjo ėshtė njė e vėrtetė, ashtu siē ėshtė e vėrtetė se ju flisni.

Video e fundit

Festohet Kurban-Bajrami

Numri i ri

Shkarko revisten Dituria islame ne PDF

Nga galeria

numruesi i vizitoreveSot130
numruesi i vizitoreveDje170
numruesi i vizitoreveKėtė javė300
numruesi i vizitoreveKėtė muaj957
numruesi i vizitoreveGjithsej38728
Publikuar mė 28.03.2008

Lidhje

Vizitė nė selinė e Kryesisė sė BI Printoni E-mail
Prishtinë, 29 gusht 2008
Image
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me Myftiun Tërnava:
"Bashkësia Islame e Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve ka rrugëtuar me Kosovën në mënyrën më të mirë"

Myftiu i Kosovës sot ka pritur në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës në Prishtinë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministrin Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor, të cilit pas falënderimit për pritjen Myftiut Tërnava i uruan fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit.
Në takim Myftiu Tërnava dhe kryetari i AAK-së  Haradinaj biseduan për shtimin e bashkëpunimit të dy institucioneve për të mirën e Kosovës.

Pas takimit Myftiu Tërnava iu tha gazetarëve: “Sot pata kënaqësinë që në selinë e Kryesisë së BI të Republikës së Kosovës të pres kryetarin –liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin shkëmbyem mendime për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe partisë të cilën e udhëheq zotni Haradinaj.
Mund të them se ne vazhdimisht kemi pasuar një bashkëpunim të mirë dhe besoj që edhe tash e tutje do të punojmë dhe do të rrisim bashkëpunimin për një mirëqenie të përgjithshme në vendin tonë,  për luftimin e të gjitha dukurive që shkojnë në dëm  të popullit të Kosovës, për avancimin e ndjenjës për të mirë, për forcimin e shtetit të cilin me mund të madh e kemi krijuar.
Ndaj edhe njëherë e falënderoj zotni Haradinaj për ketë vizitë, për këtë kohë që ka ndarë tash në vigjilje të muajit të shenjtë ta ramazanit ta vizitoj Bashkësinë Islame të Kosovës”.Image

Ndërsa lideri i AAK-së tha: “Ishte një privilegj për mua që sot isha në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës e të takohem me kryetarin- Myftiun Naim Tërnava dhe me bashkëpunëtorët e tij. Natyrisht ndenjat ishte me emocione të mira në prag të muajit të Ramazanit, me këtë rast unë i urova që muaji i Ramazanit të jetë një muaj i mirë, një muaj i lehet, një muaj me funksion çfarë e ka si i tillë ti përmbahen të gjitha ata  besimtarë që e duna jetën në rende të mira.
Po ashtu vet i shpreha simpatinë dhe përkrahjen time për angazhimet që bëjnë nw Bashkësinë Islame.
Bashkësia Islame e Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve ka rrugëtuar me Kosovën në mënyrën më të mirë, unë besoj që kështu do të rrugëtojmë si popull bashkë në rrugën tonë që e kemi zgjedhur si vend”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >