![]() | Sot | 145 |
![]() | Dje | 175 |
![]() | Kėtė javė | 776 |
![]() | Kėtė muaj | 3200 |
![]() | Gjithsej | 29384 |
| Myftiu Tėrnava takoi sekretarin e shtetit tė Turqisė Mustafa Said Jaziciogu |
|
|
|
Prishtinë, 25 gusht 2008
Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava ka takuar sot në Prishtinë sekretarin e shtetit të Turqisë Mustafa Said Jaziciogu me të cilin biseduan për zhvillimet në Kosovë pas pavarësisë së vendit.Myftiu Tërnava e ka falënderuar sekretarin e shtetit turk për përkrahjen e parezervë që ka dhënë qeveria dhe populli turk për Kosovën si para ashtu edhe pas pavarësisë së vendit. Myftiu Tërnava vuri në pah rolin që është duke e luajtur diplomacia turke në sensibilizimin e qeverive arabo - islame për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sekretari i shtetit të Turqisë në bisede me Myftiun u shpreh se edhe në të ardhmen qeveria dhe diplomacia turke sidomos në kuadër të Konferencës së vendeve islamike do të loboj për njohjen e shtetit të Kosovës. Myftiu Tërnava dhe sekretari i shteti biseduan edhe për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë materiale islame që janë ndërtuar në Kosovë gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Sekretari i shtetit të Turqisë u shpreh se qeveria e tij është e gatshme që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës të ndihmoi në rinovimin dhe restaurimin adekuat të objekte me vlerat kulturore të trashëgimisë islame në Kosovë. Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes dy bashkësive islame asaj të Turqisë dhe Kosovës të cilat u vlerësuan si shumë të mira. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|