Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

15:25. E Zoti yt ėshtė Ai qė i tubon tė gjithė ata (tė kaluarit e tė ardhshmit), vėrtet Ai ėshtė shumė i urtė, shumė i dijshėm.

Video e fundit

Intervistë e Myftiu në RTK

Numri i ri

Shkarko revisten Dituria islame ne PDF

Nga galeria

numruesi i vizitoreveSot21
numruesi i vizitoreveDje145
numruesi i vizitoreveKėtė javė797
numruesi i vizitoreveKėtė muaj3221
numruesi i vizitoreveGjithsej29404
Publikuar mė 28.03.2008

Lidhje

Myftiu Tėrnava priti disa pjesėmarrės tė konferencės “Kosova dhe Bota arabe” Printoni E-mail
Prishtinë, 23 gusht 2008
Image
“Bota perëndimore na ka ndihmuar në themelimin e shtetit, ndërsa nga bota islame presim që të na ndihmoj forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës në Prishtinë disa pjesëmarrës të konferencës “Kosova dhe Bota arabe” do të mbahet të hënën në Prishtinë të prirë nga Omer Kosh dhe Xhemal El- Barudin.
Mysafirët nga shtet arabe në bisedë me Myftiun janë interesuar për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës.
Myftiu Tërnava mbajtjen e konferencës e ka cilësuar si një rast të mirë që të shtohen kontaktet në mes shteteve islamike dhe Kosovës.

“Nga konferenca dhe qëndrimi i juaj në Kosovë pres që të njiheni me historinë e Kosovës dhe popullit të saj. Është më rëndësi që t’ua  bëni me dije populli të madh arab dhe qeverive të tyre se kur është fjala për themelimin e shtetit të Kosovës nuk është thyer asnjë normë ndërkombëtare e as nuk është prekur integriteti territorial i një shteti siç pretendon diplomacia serbe, por thjesht është bërë një korrigjim historik dhe popullit të Kosovës i është njohur e drejta e mohuar shumë vite më herët. Kosova dhe populli i saj kanë qenë të aneksuar dhe e okupuara nga Serbia. Populli i Kosovës asnjëherë gjatë historisë nuk e pranoi pushtimin serb dhe gjatë gjithë historisë u angazhuar për mëvetësi e liri, gjë që e arriti me shumë sakrifica. Duhet thënë se populli i Kosovës shtetin e tij të pavarur e realizoi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”.
Më tutje Myftiu ka theksuar se rasti i Kosovës është rast i veçantë dhe nuk mund të merret si precedent për vendet tjera.
Ndërsa duke folur për hezitimin dhe vonesën e shteteve islame për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Myftiu tha se pret kontributin e intelektualeve e publicistëve arab, shoqërisë civile dhe miqve tanë në botën islame që të kontribuojnë që sa më parë qeveritë e vendeve islame të njohën shtetin e Kosovës. “Bota perëndimore na ka ndihmuar në themelimin e shtetit, ndërsa nga bota islame presim që të na ndihmoj forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”- tha ndër të tjera myftiu Tërnava.
 
< I mėparshmi   Tjetri >