Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

2:234. E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vete, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė. E kur ta kryejnė ato afatin e tyre, nuk ėshtė mėkat pėr ju (familja kujdestare) pėr atė qė bėjnė ato nė mėnyrė tė njerėzishme me veten e tyre. All-llahu hollėsisht e di ēka veproni.

Dua hatme nė xhaminė e lagjes “Arbėria” nė Gjilan Printoni E-mail
ImageTë mërkurën, më 20 gusht 2008, para namazit të drekës në xhaminë e lagjes “Arbëria” në Gjilan 11 vijues të mësimbesimit tek imami Iljaz ef. Mustafa bënë duan e hatmes.
Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora, përfaqësuesit e këshillit të BI-së së Gjilanit me në krye Ilmi ef. Krasniqin, përfaqësues të KBI së Kamenices, imamë e alimë nga Anamorava, xhamatlinjë, prindër të vijuesve të mësimbesimit si dhe të ftuar të tjerë.
Fillimisht të pranishmëve iu drejtua imami i xhamisë Iljaz efendi Mustafa i cili pasi prezantoi vijuesit e mësimbesimit shkurtimisht foli për sukseset e arritura të nxënësve gjatë punës me ta.
Iljaz efendiu falënderoi prindërit e nxënësve që fëmijët e tyre i dërguan në xhami për të ndjekur mësimbesimin. “Këta fëmijë janë dëshmia më e mirë se kur bashkëpunojnë prindërit me imamin rezultatet nuk mungojnë”- tha ndër të tjerat imami Iljaz efendiu dhe vazhdoi: “Të nderuar xhemitlinjë sot me këtë manifestim modest një grup i vijuesve të mësimbesimit po e përfundojnë hatmen e Kuranit, por kam kënaqësinë që tu bëjë me dije se para disa kohësh kemi filluar me një grup të ri mësimin e leximit të Kuranit, shpresoj që me ndihëm e të Madhit Allah dhe me punën e përkushtimin e djemve dhe vajzave që po ndjekin mësimin ta përfundojmë me sukses” .
Ndërsa kryeimami i Kosovës Sabri efendi Bajgora, pasi përshëndeti imamin, për punën e përkushtimin e  treguar në punë më nxënësit, nxënësit për zellshëmërinë e tyre gjatë  mësimit dhe prindërit për kujdesin e bashkëpunimin e treguar për edukimin e fëmijëve të tyre e në këtë drejtim edhe për edukimin e shoqërisë në përgjithësi.
“Sot jam ndier shumë i entuziazmuar me paraqitjen e këtyre fëmijëve para nesh ku paraqitën arritjen në njohuritë e mësimeve që kanë marr tek imami i nderuar.
Bashkësia Islame e Kosovë është e angazhuar që t’i kushtoi kujdes më të madh mbajtjes së mësmimbesimit nëpër xhami me qëllim që t’i edukojmë të rinjtë tanë në rrugën e Zotit” tha ndër të tjerat kryeimami Sabri ef. Bjagora.
Më tutje kryeimami tha: “Shembullin e Iljaz efendiut duhet ta ndjekin edhe imamët tjerë sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kryejmë amanetin tonë.
Ne si Bashkësia Islame jemi të përkushtuar që sa më parë që është e mundur lënda e mësimbesimit të futet në sistemin e rregull të arsimit në Kosovë, besoj që edhe organet tona  të qeverisë do të gjejnë kurajën e t’u  mundësojnë edhe fëmijëve tanë të kenë mundësi që të mësojnë për fenë.”
Në emër të Këshilli të BI së Gjilanit të pranishmit i përshëndeti kryetari Ilmi ef. Krasniqi
Vijuesit e mësimbesimit para të pranishmëve lexuan pjesë nga Kurani i madhëruar, ilahi e recituan poezi.
Duanë e hatmes e bëri imami veteran Fehmi ef. Saçipi, ndërsa në fund kryeimami Bajgora nxënësve që përfunduan hatmen iu ndau certifikata për kryerjen e leximit të Kuranit, ndërsa anëtari i Kryesisë së BI të Kosovës mr. Fahrush Rexhepi u ndau mirënjohje prindërve të vijuesve të mësimbesimit.
(r. shkodra)
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
 
 
< I mėparshmi   Tjetri >