Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

11:39. Dhe mė vonė do tė kuptoni se cili do ta pėsojė dėnimin e turpshėm dhe mbi tė cilin do tė jetė dėnimi i pėrjetshėm.

U mbajt konferenca ndėrfetare “Njė botė e pėrbashkėt mes nesh” Printoni E-mail
Në New Haven të ShBA-ve
Image(Këtu Kosova u përfaqësua nga Myftiu mr. Naim Tërnava i cili para të pranishmëve mbajti kumtesën për traditën e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët.)
Në Nju-Haven (New HAVEN)  të shtetit të Kenektikës (Connectiocut), afër Nju-Jork në ShBA-së nga 28-31 korrik 2008 u mbajt Konferenca ndërkombëtare “Një botë e përbashkët mes nesh” të cilën e organizoi Qendra për Fe dhe Kulturë e Universitetit të “Yale”-it në bashkëpunim me Universitetin “Al al- Bajt” të Amanit nga Jordania.



Në këtë konferencë ndërkombëtare teologë, studiues e analistë të feve të ndryshme kryesisht të fesë islame e krishtere biseduan për nevojën e dialogut ndërfetarë, ndërkulturor e ndëretnik.
Në hapje të konferencës qenë të pranishëm shumë personalitete të njohur nga Amerika, Azia e Evropa. Këtu Kosova u përfaqësua nga Myftiu mr. Naim Tërnava i cili para të pranishmëve mbajti kumtesën për traditën e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët.
Në hapje të konferencës folën prof. Gjozef Koming, Prof.Volf, presidenti i universitetit “Yell” Richard Levin si dhe princi jordanez Dr. Gazi bin Muhamed bin Tala.
Në punimet e konferencës qenë të pranishëm studiues të njohur të feve si Dr. Robert Shuller, Habib Ali El-Xhifri, Rabini Bret Oksman, prof.dr.Husejn En Nasr e shumë të tjerë.
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork Myftiu Tërnava takoi shumë personalitete të njohur që qenë të pranishëm në konferencë si me princin jordanez Dr. Gazi bin Muhamed bin Tala, rektorin e Universitetit të Yell-it Richard Levin, Ministrin e Çështjeve Fetare të Alxherisë, këshilltarin e parë politik të sekretarit të Konferencës Islamike e shumë personalitet të njohura.
Nga takimet e shumta të Myftiut Tërnava do veçuar takimin me senatorin amerikan ish-kandidatin për president nga radhët e demokratëve Xhon Keri, i cili edhe hapi punimet e konferencës.
Në takim me senatorin Keri Myftiu Tërnava pasi e ka falënderuar senatorin për ndihmën dhe kujdesin e vazhduar amerikan ndaj Kosovës, e ka njohur atë me traditën e kultivimit të tolerancës ndërfetare nga populli shumicë i Kosovës.
Myftiu Tërnava senatorin Keri e ka njohur edhe me angazhimet e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës (asaj islame e katolike) për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një klimë më të mirë mes komuniteteve fetare e nacionale që jetojnë në Kosovën e pavarur.
Myftiu Tërnava foli edhe për të arriturat e Kosovës së pavarur si dhe për rolin që duhet të luajnë udhëheqësit fetar në afrimin e komuniteteve të Kosovës.
Ndërsa në sesionin plenar të konferencës Myftiu Tërnava  ka mbajtur kumtesën për perspektivën e fesë në Kosovë, në të cilin myftiu ka vënë në paha rolin që ka feja në shoqërinë bashkëkohore.
Myftiu Tërnava foli për traditën e kultivimit të tolerancës ndërfetare në Kosovë. Gjithashtu në fjalën e tij Myftiu Tërnava foli edhe për nevojën e intensifikimit të dialogut ndërkonfesional e ndërnacional.
Në fjalën e tij Myftiu Tërnava foli edhe për të arriturat e Kosovës së pavarur si dhe për rolin që duhet të luajnë udhëheqësit fetar në afrimin e komuniteteve të Kosovës.
Fjala e Myftiut Tërnava nga të pranishmit u përcoll me interes të veçantë.

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
 

 
< I mėparshmi   Tjetri >