Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

7:167. Pėrkujto (o i dėrguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do tė vė, deri nė ditėn e kijametit, sundimin e ndonjė qė ka pėr t’ua shijuar atyre mundimin mė tė shėmtuar. Vėrtet Zoti yt ndėrmerr shpejtė dėnimin, Ai edhe falė e mėshiron shumė.

Konferencė pėr mėnyrėn dhe traditėn e organizmit tė Haxhit Printoni E-mail
Stamboll
ImageOrganizuar nga “DIJANET-i” në Stamboll nga 10-13 korrik u mbajt konferenca ndërkombëtare, që kishte për qëllim njohjen me praktikat dhe mënyrën e organizmit të Haxhit në Turqi.
Në këtë konferencë pos nikoqirit qenë të pranishëm në nivel myftish të Bashkësive fetare nga 28 shtete të Euroazai. Kosovën në këtë konferencë e përfaqësoi myftiu Naim Tërnava.
Konferencën e shpalli të hapur kryetari i DIJANET-it Ali Bardakogu, i cili pasi përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit u foli për përvojën e organizimit të haxhit në Turqi.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë i përshëndeti edhe Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava, fjala e të cilit nga të pranishmit u përcoll me një interesim të posaçëm si myfti i shtetit më të ri në botë.
Në konferencë pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e organizimit të Haxhit nga Turqia duke filluar që nga paraqitja e haxhiut, pastaj përgatitjet në Turqi e deri tek kryerja praktike e Haxhit.
Gjatë tri ditëve të konferencës myftiu Tërnava pati takime të shumta me myfti e personalitete të njohura nga shtete e Euroazizë.
Pjesëmarrësit e konferencës e cilësuan si shumë dobiprurëse përvojën turke në organizimin e Haxhit.
 
< I mėparshmi   Tjetri >