Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

47:30. E sikur tė kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janė ata, e do t’i njihje konkret, po me siguri do t’i njohėsh pėrmes mėnyrės sė fjalės sė tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.

Myftiu Tėrnava nė takim me kryetarėt e Kėshillave tė Bashkėsisė Islame Printoni E-mail
Prishtinë, 14 gusht 2008
ImageËSHTË OBLIGIM DHE DETYRË E JONA QË TË JEMI NË HAP ME KOHËN
Në vigjilje të muajit të madhëruar të Ramazanit, e me qëllim të përgatitjes sa më të mirë dhe koordinimit të punëve për aktivitetin e ramazanit, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka takuar sot në selinë e kryesisë së BI të Kosovës kryetarët e Këshillave vendor.

Fillimisht, Myftiu Tërnava i ka njohur kryetarët me aktivitetet që ka zhvilluar Kryesia gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti qoftë brenda apo jashtë shteti, me ç’rast  myftiu  bëri një elaborim të punëve e aktiviteteve që janë kryer deri tash.

Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame është e përkushtuar që të jetë në nivel të përgjegjësive që i kërkon koha në rrethanat e reja të krijuar pas pavarësisë së vendit.

“Në Kosovën e pavarur kërkohet nga ne një qasje në harmoni me realitetin e ri dhe angazhim e përkushtim më i madh për të realizuar amanetin tonë, lartësimin e fjalës së Allahut xh. sh.. Është në misionin tonë që të udhëzojmë e fisnikërojmë popullatën tonë me mësimet kuranore”.

Më tutje myftiu tha:”Si edhe deri tani është obligim dhe detyrë e jona që të jemi në hap me kohën dhe të mund të realizojmë ambiciet dhe projektet tona. Projektet tona mund t’i realizojmë vetëm bashkaritsht, duke ruajtur unitetin dhe shtuar efikasitetin në punë”- tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava në takim me kryetarët e Këshillave të BI të Kosovës.

Ndërsa, duke folur për përgatite që ka bërë kryesia e BI dhe institucionet e saj për muajin e Ramazanit, myftiu Tërnava tha se Kryesia ka përgatitur një elaborat programor për aktivitetet që do të realizohen në bashkëpunim me Këshillat vendor gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

 Në fillim të javës së ardhshme, me qëllim të koordinimit më të mirë me Këshillat vendor janë paraparë mbledhjet regjionale ku përfaqësuesit e Kryesisë do t’i bashkërendojnë punët  me përgjegjësit e Këshillave dhe imamët në teren që sa më të përgatitur ta presim muajin e Ramazanit.

Myftiu theksoi se sektori i botimeve ka përgatitur Vaktinë e Ramazanit e cila së shpejt do të shpërndahet në teren.

Nga kryetarët e këshillave Myftiu kërkoi që të marrin masat e duhura që më shumë të jenë në teren gjatë Ramazanit, përse myftiu tha: “Nëse jemi të pranishëm në teren dhe japim kontributin tonë s’ka dyshim që rezultatet nuk do të mungojnë”.

Edhe kësaj radhe, Myftiu u ndal tek organizimi i grumbullimit të sadakatul - fitrit, zeqatit dhe organizimit të Haxhit, përse kërkoi që të bëhet më shumë në sensibilizimin e besimtarëve që të paguajnë sadakatul-fitrin në fondin e BI, ndërsa të pasurit që të japin zeqatin. Vetëm në këtë mënyrë mund të funksionojnë normalisht institucionet edukative e arsimore të BI siç janë medreseja, fakulteti e veprimtaria botuese.

Ndërsa për organizimin e Haxhit, Myftiu Tërnava kërkoi nga zyrtarët e Këshillat që të bëjnë më shumë në informimin e të interesuarve për Haxh ngase qe dy vjet Arabia Saudite ka vendosur rregulla të reja kështu të interesuarit duhet që të paraqiten në afatin e paraparë e mos të presin momentin e fundit sepse autoritetet në Saudi tashmë kërkojnë që të gjitha obligimet financiare të kryhen shumë më herët, psh. për haxhin e këtij viti është dashur që Kryesia të kryej obligimet financiare në muajin qershor ndërsa ne ende nuk kemi haxhinj të paraqitur.

Myftiu Tëranva foli edhe për paraqitjen e nëpunësve dhe imamëve në mediat e elektronike, përse tha se duhet pasur kujdes që të paraqiten njerëz kompetent dhe me njohuri përkatëse fetare.
 
< I mėparshmi   Tjetri >