Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

69:42. Nuk ėshtė as fjalė e ndonjė falltori, po ju nuk pėrkujtoheni.

Bekir Tarik Yegit vizitoi Kryesinė e Bashkėsisė Islame Printoni E-mail
ImageDrejtori i Arkivit për Kadastër dhe Tapi i Republikës së Turqisë zotëri Bekir Tarik Yegit, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe nga homologu i Arkivit të Kosovës, dje (6.08.2008) vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast  ata u pritën nga Resul Rexhepi-sekretar i Kryesisë së BIK-ut, i cili pasi i falënderoi për vizitën, i njoftoi për historikun e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjendjen e saj aktuale. Me theks të veçan, ai kërkoi nga mysafiri i respektuar ndihmën në sigurimin e dokumenteve arkivore përkitazi me pronën vakfnore, e cila gjatë decenieve të kaluar është nacionalizuar dhe tjetërsuar nga ana e organeve të shtetit të atëhershëm.
Nga ana e tij, drejtori Yegit, pasi falënderoi nikoqirin për pritjen e rezervuar, shprehu gatishmëri të plot të institucionit që ai drejton për sigurimin e dokumenteve relevante, qofshin ato tapi pronësie ose tjera.
 
< I mėparshmi   Tjetri >