Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

3:122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan tė dobėta, po All-llahu ishte qė u ndihmoi atyre (qė tė mos largoheshin), andaj besimtarėt le t’i mbėshteten vetėm All-llahut.

Vihen themelet e xhamisė Printoni E-mail
Në Rakosh të Istogut
Image
Në prani të mysafirëve dhe qytetarëve të fshatit Rakosh, këshilli i BI-së Istog, me datën 17. 07. 2008 u vu gurthemeli i xhamisë së re të këtij fshati. Këtë manifestim me prezencën e tyre e begatuan edhe mysafirët: Resul Rexhepi-sekretar i kryesisë BI-së të Kosovës me bashkëpunëtor, Nexhmedin ef. Hoxha-kryetar i këshillit të BI-së të Pejës me bashkëpunëtorë, Muhamed ef. Lipaj-kryetar i këshillit të BI-së të Istogut me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Shërbimit Policor të Kosovës, përfaqësues të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të KFOR-it Spanjoll, përfaqësues të Kuvendit Komunal të Istogut, disa imamë nga fshatrat në fqinjësi si dhe përfaqësues të medieve lokale.
Image Në këtë solemnitet rasti të pranishmëve iu drejtua përfaqësuesi i kryesisë Resul Rexhepi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët tjerë, i falënderoi nikoqirët për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që i kishin rezervuar dhe i uroi për këtë nisëm të mbarë, për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai, ndër të tjera shtoi: “Duke qenë se të gjitha xhamitë janë shtëpi të Allahut, ato gjatë shekujve kanë lozur rol vendimtar në edukimin dhe arsimimin e besimtarëve. Krahas adhurimit të Allahut, kryerjes së ibadeteve ditore dhe javore, në shumë vende, ato, madje, kanë qenë të vetmet institucione ku janë arsimuar masa, janë mbajtur tribuna dhe kuvende dhe takime tjera me karakter tepër të rëndësishëm. Për rëndësinë  e ndërtimit të xhamive, është e mjaftueshme të përkujtojmë veprimin e Pejgamberit a.s., i cili para se të ndërtonte shtëpinë e tij të banimit, ai ndërtoi xhaminë në vendin e quajtur Kuba. Me këtë rast, në emër të kryesisë së Bi-së dhe të Myftiut, ju falënderojë për këtë angazhim dhe organizim, e në veçanti Bashkim Jahajn për kontributin e tij të madh për ndërtimin e kësaj xhamie.”Image
Të pranishmit i përshëndeti edhe Nexhmedin ef.-kryetar i këshillit të BI-së në Pejë dhe anëtarë i kryesisë nga kjo anë.
Vlen të theksohet se vlera e përgjithshme e përcaktuar për këtë objekt është 62.000 e. nga të cilat 47.000 e. janë donacion për sigurimin e të cilave është angazhuar Kryesia e BI-së të Kosovës, 4.000 e. i kanë premtuar fshatarët e këtij lokaliteti, kurse ndihmën më të madhe në shumë prej 11.000 e. si dhe lokacionin për xhami 17 ari i ka dhuruar i riu nga ky fshat Bashkim Jahaj, i cili nga ky moment do të llogaritet si një vakiflënës i çmuar.
Në fund të ceremonisë solemne, Bashkimi kishte përgatitur një drekë solemne për të gjithë pjesëmarrësit.
 
< I mėparshmi   Tjetri >