Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

12:3. Ne me tė shpallur tė kėtij Kur’ani po tė rrėfejmė ty (Muhammed) mė tė bukurin rrėfim, edhe pse para tij ishe nga tė painformuarit.

Deklaratė Printoni E-mail
Prishtinë, 12 shkurt 2007
ImageMe rastin e protestës së 10 shkurtit e cila fatkeqësisht pati epilog tragjik vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e disa të tjerëve, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës lëshon këtë:

 
DEKLARATË

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpreh shqetësimin dhe dhembjen e saj të thellë për atë që ndodhi të shtunën, me ç’rast gjetën vdekjen dy persona dhe u plagosen  disa të tjerë.  Me këtë rast, dy familjeve të viktimave, Balaj dhe Xheladini ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre duke e lutur Allahun e Madhërishëm t’iu falë durim,  kurse të plagosurve ju dëshiron shërim sa më të shpejt.

Kryesia e BI-së përkrah ngritjen e grupit të pavarur hetimor i cili do të bëjë analizën e hollësishme të tërë asaj që ndodhi të shtunën pasdite dhe do t’i sheshojë detajet e nevojshme, në bazë të të cilave kompetentët do të ndërmarrin masa adekuate.

Ne konsiderojmë se momenti i pikrishëm është tepër i rëndësishëm për ardhmërinë e Kosovës, prandaj apelojmë te qytetarët që të jenë vigjilent, unik dhe të ruajnë qetësinë dhe sigurinë maksimale, sepse në rrugën tonë drejtë pavarësisë nuk ka kush të na ndal dhe se  me vendosshemëri do të kontribuojmë maksimalisht për arritjen e këtij qëllimi.

Ne apelojmë tek liderët tanë politik, të cilët kanë verdiktin e votës së lirë të popullit që të jenë sa më pranë qytetarëve dhe t’iu ofrojnë shpjegimet e nevojshme për rrjedhën e ngjarjeve aktuale nëpër të cilat po kalon sot vendi, veçmas pas 2 shkurtit dhe pakos së Ahtisarit.

Kryesia e BI-së të Kosovës në vazhdimësi përcjellë gjendjen aktuale në vend. Jemi thellë të bindur se aktualisht Kosova më shumë se asnjë herë më parë ka nevojë për qetësi, stabilitet dhe siguri maksimale për faktin se kjo do të na ndihmojë në realizimin e qëllimeve të popullit tonë.

KRYETARI,
Myftiu, mr. Naim Tërnava
 
< I mėparshmi   Tjetri >