Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

25:72. (Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė tė keqes, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet.

Nė Xhakartė tė Indonezisė u mbajt Forumi i II-tė Botėror pėr Paqe Printoni E-mail
BOTA E DON DHE KA NEVOJË PËR PAQE
Image
Disa pjesėmarrės tė konferncės.
Në kryeqytetin e Indonezisë – Xhakartë, organizuar nga Shoqata “Muhamedije” (Mahmudije) nga data 24- 26. 06. 2008 u mbajt Forumi II Botërorë për Paqe. Temë boshe e Forumit qe “Adresimi i shkaktarëve të dhunës: çka mund të bëhet”. Në këtë eveniment të rëndësishëm qenë të ftuar personalitete të rëndësishme botërore, ndër ta edhe kryeministra të disa vendeve, të cilët me pjesëmarrjen e tyre si dhe me kumtesat e lexuara nga të pranishmit, këtij Forumi i dhanë rëndësi të veçantë.
Forumin e shpalli të hapur presidenti i Republikës së Indonezisë, hirësia e tij Dr. H. Susilo Bambang Yudhoyono, ndërkaq mesazhin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar e lexoi ambasadori i akredituar në Xhakarta, ndërkaq kryeministri i Australisë të pranishmit i përshëndeti përmes ekranit gjegjësisht me letër televizive. Fjalën përshëndeste dhe referatin kryesor e mbajti nikoqiri prof. dr. M. Din Syamsuddin – kryetar i Muhamedijes si dhe kryetar i Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim në mes Qytetërimeve (CDCC) nga Xhakarta. Hapja solemne e Forumit u mbyll me një përformansë artistike të përgatitur enkas për këtë rast nga nxënësit e Shoqatës Muhamedije.
Image
Pėrfaqėsuesi i kryesisė me Ministrin e Jashtėm tė Indonezisė.

Me 25. 06 filloi puna e Forumit në seanca plenare me kumtesën e parë të paraqitur nga Dr. Hassan Wirajuda – ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Indonezisë, për tu pasuar më pas me referimet e Dewi Fortuna Anwar-drejtor i Programit dhe Resurseve i Qendrës “Habibie” nga Xhakarta e cila ishte edhe udhëheqëse e panelit, ndërkaq panelist u paraqitën: Lim Guan Eng- ministër nga Malajzia, Emmanuel Kattan, këshilltar senior, Aleanca për Qytetrime nga Neë York – SHBA, Nagashima Akihisa, anëtarë i Dhomës Përfaqësuese të Japonisë, Ali Alatas, Këshilltar special i Presidentit të Republikës së Indonezisë.
Image
Resul Rexhepi me Minstrin Sekretar i Shtetit tė Indonezisė.

Edhe në sesionin e pas ditës me referimet e tyre u paraqitën: Aldan Patrick White-sekretar gjeneral, Federata Internacionale e Gazetarëve (IFJ) nga Brukseli-Belgjikë,
Rusem Ibrahim Khairov nga Moska e Rusisë e të tjerë.
Për nderë të pjesëmarrësve në këtë Forum, Z. Hatta Radjasa- sekretar i shtetit të Indonezisë, shtroi darkë solemne.
Edhe gjatë dy seancave të ditës së dytë të Forumit, me referimet e tyre u paraqitën personalitete të rëndësishme dhe me reputacion ndërkombëtarë, ndër të cilët do të veçonim dr. Wiliam F. Vendley, sekretar gjeneral i Konferencës Botërore Feja për Paqe nga Nju- Jork-SHBA, Gunnar Stalsett, bishor Emeritus nga Oslo e Norvegjisë, Ameer Ali nga Murdoch i Australisë, Valeria Martano nga Shën-Exhidio e Romës, Hadi Baccouche, ish-kryeministër i Tunizisë, e shumë personalitete tjera.
Në mbrëmje të ditës së fundit të Forumit për të pranishmit darkë solemne në rezidencën e tij shtroi Zv./Presidenti i Republikës së Indonezisë, H M. Jusuf Kalla.
Në këtë Forum me karakter ndërkombëtar, në cilësi të mysafirit special qenë të ftuar edhe Resul Rexhepi, sekretar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ibrahim Ahmetagiqi, shef i drejtorisë për marrëdhënie me jashtë i Rijasetit të Bosnje dhe Hercegovinës.
Përfaqësuesi  i BI-së gjatë qëndrimit katër ditorë në Xhakartë, krahas takimeve me personalitete pjesëmarrëse në këtë eveniment  dha një intervistë për të përditshmen më autoritative të Xhakartës “Republika”, pati një konferencë me gazetarë dhe një diskutim në seancën e ditës së dytë të Forumit. Në të gjitha këto takime dhe intervista, krahas prezantimit të gjendjes të krijuar pas 17 shkurtit dhe shpalljes së Kosovës Republikë, kërkoi nga të gjithë angazhimin e tyre maksimal për njohjen e Kosovës shtet të pavarur.
Image
Resul Rexhepi nė konferncė me media.

Gjatë këtij Forumi, përfaqësuesi i Kryesisë së BI-së takoi edhe Ministrin për Punë të Jashtme si dhe Sekretarin e shtetit të Indonezisë, nga të cilët gjithashtu kërkoi që ky shtet, me më së shumti banorë myslimanë në botë, ta pranojë dhe ta njohë Kosovën shtet të Pavarur.

R.R.
 
< I mėparshmi   Tjetri >