| Myftiu Tėrnava nė Nju- Haven ka takuar senatorin Xhon Keri |
|
|
Prishtinë, 31 korrik 2008 Në konferencën ndërkombëtare që po mbahet në Nju-Haven të ShBA në organizim të Universitetit të njohur amerikan “Yale” në bashkëpunim me Universitetin jordanez “Al al-Bayt”, që për temë bosht ka “Dashuria ndaj Zotit dhe respekti ndaj kombësisë”, ku po marrin pjesë përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare nga 40 shteteve të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të shquar nga jeta politiket amerikane e ndërkombëtare.
Në këtë konferencë Kosovën po e përfaqëson myftiu Naim Tërnava, i cili gjatë qëndrimit në Nju - Haven ka takuar një shumë personalitete të rëndësishëm në këtë konferencë. Nga takime e shuma të myftiu Tërnava do veçuar takimin me senatorin amerikan ish-kandidatin për presidentë nga radhët e demokratëve Xhon Keri, i cili edhe hapi punimet e konferencës. Në takim me senatorin Keri Myftiu Tërnava pasi e ka falënderuar senatorin për ndihën dhe kujdesin e vazhduar amerikan ndaj Kosovës, e ka njohur atë me traditën e kultivimit të tolerancës ndërfetare nga populli shumicë i Kosovës. Myftiu Tërnava senatorin Keri e ka njohur edhe me angazhimet e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës (asaj islame e katolike) për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një klimë më të mirë mes komuniteteve fetare e nacionale që jetojnë në Kosovë e pavarur. Ndërsa në sesionin plenar të konferencës Myftiu Tërnava në ka mbajtur kumtesën për perspektivën e fesë në Kosovë, në të cilin myftiu ka vënë në paha rolin që ka feja në shoqërinë bashkëkohore e përse myftiu tërnava tha: “Duke e pasur parasysh se këtu në këtë sallë ka dijetar e hulumtues të shumtë të fushave të ndryshme nga shtete të shumta, që njohin problemet globale mirë nëpër botë në fjalën time dëshiroj të përqendrohem në aspektin e perspektivës fetare dhe rolit të fesë në rrjedhat jetësore të individit dhe të shoqërisë, me theks të veçan në rastin e Kosovës. Për më tepër, feja, sot, është një temë ë pashmangshme në të gjitha rrjedhat shoqërore, politike e gjeostrategjike. Një numër i madh i problemeve akute të botës së sotshme zanafillën e tyre e kanë edhe në mosmarrëveshjet fetare ose edhe në keqinterpretimin e fesë për qëllime politike, ekonomike e të ngjashme. Andaj, studimi i këtyre problemeve edhe në aspektin fetar mund të na ndihmojë në eliminimin e disa keqkuptimeve, të cilat kohë pas kohe shfaqen jo vetëm në rajonin ballkanikopinionin kosovar, por edhe më gjerë, për shkak të mosnjohjes së rolit dhe misionit që duhet të luajnë fetë në shoqërinë njerëzore. Më tutje duke folur për domosdoshmërinë e kultivimit të tolerancës e mirëkuptimit, ndërfetar, ndërkulturorë, e ndëretnik myftiu Tërnava tha: “Të gjithë ne jemi të njohur për peripecitë, vuajtjet dhe krajatat nëpër të cilat kaloi Kosova dhe populli i saj gjatë dekadave të fundit të shekullit njëzet. Këtë e dimë më së miri ne liderët fetar të Kosovës, të cilët ishim më afër se çdo kush tjetër pranë të gjitha shtresave të popullatës sonë. Prandaj, duke u nisur nga përvoja e së kaluarës, e them me plotë bindje se detyrë e liderëve fetarë duhet të jetë përqendrimi në parimet fetare, ti kushtohet kujdes meritor dashurisë ndaj Zotit, ndaj njëri tjetrit pavarësisht besimin ,vendin ku jeton apo gjuhen që flet, që nëpërmjet predikimeve të tyre tek masa e gjerë e popullit të mbjellin ndjenjën e dashurisë, respektit e mirëqenës së përgjithshme të cilat në parim edhe janë vlera të gjitha besimeve qiellore. Largimi nga mësimet e fesë dhe mos predikimi i tyre në masën e nevojshme, ka bërë që në shoqëritë tona të kemi mosmarrëveshje të shumta. Në vend që të respektojmë besimin e njëri tjetrit ,atë në esencë e urrejmë edhe pse paraqitemi se jemi tolerant dhe thërrasim për paqe në vazhdimësi. Bindja, dashuria, përgjegjësia e sinqertë ndaj Zotit e shtyn njeriun edhe në respektin ndaj fqiut, që sipas islamit kemi obligime e detyra të shumta ndaj tyre. Përshëndetja, vizitat, bashkëpunimi, ardhja e shkuarja mes vete, ndihma, janë rrugë të cilat e qojnë njeriun te respekti e dashuria ndaj fqiut, pavarësisht besimit që i takon". |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|