Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

44:47. (U thuhet engjėjve pėr mėkatarin) Rrėmbejeni e graheni nė mes tė xhehennemit.

Kryeparlamntari Krasniqi priti kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Myftiun Naim Tėrnava Printoni E-mail
E Enjte, 24.07.2008 14:42

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij dhe ka biseduar me të për bashkëpunimin e ndërsjellë të dy institucioneve, të cilat i drejtojnë, si dhe për një varg çështjesh që i preokupojnë ato dhe qytetarët e Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka çmuar kontributin e dhënë për mbarëvajtjen e proceseve në Kosovës dhe autoritetin që gëzon Bashkësia Islame te qytetarët e Kosovës, prandaj ka vlerësuar se angazhimet e tilla nevojiten sot dhe në të ardhmen.
Myftiu-Krasniqi
Krasniqi duke dhuruar Myftiut tė Kosovės njė kopje tė Deklaratės sė Pavarėsisė

Në takim në mënyrë të veçantë është folur për lobimin e BI-së për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës nga një varg vendesh islame.

Me këtë rast zotëri Krasniqi i ka dhuruar Myftiut të Kosovës një kopje të Deklaratës së Pavarësisë, të cilën kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e ka çmuar si dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë ndonjëherë.

Duke iu përgjigjur interesimeve të gazetarëve, pas takimit, për rolin që mund të luajë Bashkësia Islame e Kosovës për njohjen e pavarësisë së vendit nga një grupi i madh i vendeve arabe dhe islamike, aq i nevojshëm në këtë fazë të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, myftiu Tërnava është shprehur shkurt se efektet e angazhimit të BI-ë do të shihen konkretisht dhe shumë shpejt.

 

http://www.kuvendikosoves.org/

 
< I mėparshmi   Tjetri >