Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

69:52. Andaj, ti lartėsoje nga tė metat Zotin tėnd tė madhėruar!

Kryeimami Sabri ef. Bajgora nė takim me kryeimamėt e Kėshillave Printoni E-mail
ImageTË MERREN MASA ADEKUATE PËR PËRFSHIRJEN SA MA MASOVIKE TË TË RINJVE NË PROCESIN E MËSIM-BESIMIT

Kryeimami i Kosovës Sabri efendi Bajgora me rastin e sezonit të pushimeve verore për nxënës e studentë me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të punëve rreth mbajtës së mësim-besimit, kurseve me tematike fetare dhe kampingjeve, më 1 korrik 2008, në lokalet e Kryesisë së BIK-ut, është takuar me kryeimamët e Këshillave të BI që janë përgjegjës për zhvillimin e jetës fetare në terren.
Me këtë rast kryeimami Bajgora është njoftuar nga kryeimamët për përgatitej e bëra nga ana e këshillave për organizimin e mësim-besimit dhe kurseve gjatë sezonit së pushimeve.
Me këtë rast kryeimami ka kërkuar që në të gjithë këshillat e BI të merren masa adekuate për përfshirjen sa ma masovike të të rinjve në procesin e mësim-besimit, qoftë nëpër xhami, apo në formë kursesh apo edhe formë kampingjesh të ndryshme.
Kryeimami Bajgora pasi ka folur për rëndësinë që ka mësim-besimi, të cilin e ka quajtur si një prioritetet që duhet ta kenë çdo Këshill dhe çdo imam, ngase vetëm përmes mësim-besimit ne mund të ndikojmë në edukimin e brezit të ri, në kohen kur po përballemi me tendenca të shfaqjes së shumë dukurive negative.
Ne duhet që të jemi sa më afër besimtarëve tanë, lypset nga ne që sidomos gjatë pushimeve të nxënësve e studentëve aty ku është e munduar të organizojmë mësim-besimin apo kurse për njohuritë themelore të fesë.
Kryeimami, gjithashtu tha i këshilloi kryeimamët që të angazhohen që ky proces, në forma të ndryshme të aktivitetit të jetë prezent gjatë gjithë vitit nëpër xhamitë anekënd Kosovës.Image

Kryeimamët e këshillave folën për zhvillimin e jetës fetare në terren e posaçërisht për mbarëvajtjen e mësim-besimit si dhe për përgatitjet që janë bërë në mënyrë që gjatë pushimeve verore të pranojnë sa më shumë të interesuar.
Ndër përfundime e takimit të kryeimamit me varësit e tij nëpër Këshilla dolën këto qëndrime:
-    të bëhet më shumë për sensibilizimin e të rinjve që të përfshihen në procesin e mësim-besimit gjatë verës,
-    të organizohen kurse intensive për mësimin e leximit të Kur’anit, sikur edhe viteve të tjera,
-    imamët nëpër xhamia të mbajnë mësim-besim të rregullt me grupmosha të reja,
-    të hartohet planprogrami unik për mësim-besim,
-    të përgatiten doracakë dhe udhëzues për mësim-besim,
-    të punohet më shumë në terren me xhematë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >