| Myftiu Tėrnava priti ambasadorin e Gjermanisė |
|
|
Myftiu i Kosvës mr. Naim Tërnava ka pritur më 16 qershor 2008 në takim njohës ambasadorin e parë të Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Dieter STEINBACH, të cilit i ka uruar suksese në misionin e tij si ambasador i parë i Gjermanisë në shtetin e Kosovës. Pas takimi Myftiu Tërnava tha:”Sot pata nderin që ta njoftoi ambasadorin me bashkëpunimi e mirë e korrekt që ka pasur deri tash Bashkësia Islame e Kosovës me ish-zyrën gjermane që veç tash është ngrit në nivel ambasade. Unë pres që edhe me Ambasadën gjermane të kemi bashkëpunim të mirë.
Me ambasadorin biseduam edhe për vazhdimin e kultivimit të dialogut, tolerancës, paqes e mirëqenies së përgjithshme për popullin e Kosovës”. Ndërsa ambasadori gjerman pas takimit tha: ”Sot pata mundësin që të bashkëbisedojmë me Myftiun për bashkëpunimi e deritashëm me misionin tonë diplomatik si dhe bashkëpunimi që ka pasuar Bashkësia Islame me qeverinë gjermane. Ne te dy ishim të pajtimi që ky bashkëpunim duhet që të vazhdoj edhe në të ardhmen. Po ashtu kemi biseduar për mundësitë që i ka BI që përmes dialogut, tolerancës e mirëkuptimit të kontribuoj në arritjen e pajtimit në mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë”. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|