|
Medreseja e mesme "Alauddin" ka hapur konkursin per regjistrimin e nxenesve te rregullt ne vitin e pare.
Drejtori i Medresesë së Mesme "Alauddin" në Prishtinë. shpall:
KONKURS
Për regjistrimin e nxënësve të rregullt në vitin e parë. të vitit shkollor 2008/2009, si vijon:
Medreseja amë në Prishtinë 1. Dy paralele (70 nx.- meshkuj) 2. Një paralele (35 ux-vajza)
Paralelja e ndarë fizike në Prizren 1. Një paralele ( 35 nx.-meshkuj) 2. Një paralele (35 nx.-vajza)
Paralelja e ndarë fizike në Gjilan 1. Një paralele (35 nx-meshkuj) Kushtet:
- Kandidatët duhet të kenë të kryer klasen e 9-të të shkollës fillore dhe testin kombëtar dhe të mos jenë më të rinjë se 15 vjet dhe më të vjetër se 18 vjet. - Të jenë të shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dokumente:
1.Dëftesa e shkollës fillore dhe e klasës së 9-të s'bashku me testin kombëtar. 2.Çertifikatën e lindjes. 3.Dekleratën e prindit-kujdestarit. për përgjegjësi morale dhe materiale. 4.Propozimin e Këshillit të Bashkësisë Islame. nga i cili graviton. Dokumentacioni dorzohet në Këshillat e BI nëpër Komuna deri më 07.07.2007 Këshillat e BI i dorzojnë dokumentacionin sipas regjioneve në Medresen amë dhe në paralelet e ndara fizike në Prizren dhe Gjilan me datën 08.07.2007.
Pranimi-testimi. bëhet: Prishtinë me 10.07.2007. Prizren më 11.07.2007. dhe Gjilan më 12.07.2007. prej orës 9.00. Vërejtje: Këshillat e BI. si dhe paralelet e ndara nuk mund të pra nga teritoret-regjionet tjera, por vetem nga regjioni i vet. |