Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

36:32. Dhe tė gjithė, tė tubuar, do tė paraqiten pranė Nesh.

Myftiu i Kosovės mr. Naim Tėrnava nė Mekė tė Arabisė Saudite Printoni E-mail
ImagePrishtinë, 6 qershor 2008
Në Mekë të Arabisë Saudite Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava ka kërkuar nga vendet e Konferencës Islamike që sa më shpejt të njohin Pavarësinë e Kosovës.
 
Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava, i cili po merr pjesë në Konferencën Botërore të vendeve islamike që po mbahet në Mekë të Arabisë Saudite nga 4-6 qershor, nën patronatin  e mbretit saudit, Abdul Aziz al Saud, në kontaktet e tij të shumta ka shfrytëzuar rastin që të loboj për Kosovën.
Në këtë Konferencë po marrin pjesë 500 përfaqësues nga e gjithë bota.
Myftiu Tërnava në takimet me përfaqësuesit e Konferencës ka kërkuar nga ta që të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre tek qeveritë e Shteteve të Konferencës Islamike që të përshpejtojnë vendimin e këtyre shteteve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
 
< I mėparshmi   Tjetri >