Ballina
Lajme
Myftiu Tėrnava nė takim me ambasadorin e Britanisė sė Madhe
Lajme
Myftiu Tėrnava nė takim me ambasadorin e Britanisė sė Madhe
| Myftiu Tėrnava nė takim me ambasadorin e Britanisė sė Madhe |
|
|
Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e parë të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Endi Sparks, të cilin e ka njohur me historikun, të arriturat dhe sfidat e BI të Kosovës. Pas takimit myftiu Tërnava për gazetat deklaroi: “Sot kam pritur ambasadorin e Britanisë se Madhe në Prishtinë- pra ambasadorin që na vjen nga një shtet mik - Britania e Madhe. Ne e dimë të gjithë ndihmën që ka dhënë Britania e Madhe për ne si para pavarësisë ashtu edhe tash pas pavarësisë së vendit tonë, përse ne jemi mirënjohës” Ndërsa ambasadori Endi Sparks u shpreh:“Sot pata rastin të takoj Myftiun e nderuar të Kosovës me të cilin kemi diskutuar për tradinën e kultivimit të tolerancës ndërfetare në Kosovë që është shumë me rëndësi ”. Qe konstatim i përbashkët se në të ardhmen do të shtohen kontaktet dhe do të thellohet bashkëpunimi. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|


Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e parë të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Endi Sparks, të cilin e ka njohur me historikun, të arriturat dhe sfidat e BI të Kosovës.