Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

27:31. (nė vazhdim shkruan) “Tė mos u mbani nė tė madh kundėr meje, po tė mė vini tė dorėzuar (dhe besimtarė)!”

U mbajt manifestimi "Mesazhi i paqes" Printoni E-mail
ImageMyftiu Tërnava botës demokratike:
 
Ju faleminderit për tërë atë që keni bërë për këtë popull të përvuajtur, i cili pati një histori sa të dhimbshme po aq edhe krenare


Me rastin e 100 ditëve të pavarësisë së Kosovës dhe në kujtim të personalitetit të Muhamedit a.s., në Prishtinë në organizim të Kryesisë së BI të Kosovës në bashkëpunim me shoqatën “Zëri ynë”, u mbajt manifestimi “Mesazhi i paqes”, në të cilin morën pjesë mijëra qytetarët nga të gjitha viset e Kosovës.


Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava, ka folur për përjetimet dhe pritjen e popullit të Kosovës me rastin e shpallës së Pavarësisë së vendit, përse ai tha: “17 shkurt 2008, zemra e çdo shqiptari rrahën më shpejt, përjeton ëndrrën e kamotshme, parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë e vendit, gëzim, lot, urime, përqafim kudo në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Sanxhak e kudo që jetojnë vëllezërit e motrat tanë. Për një moment dëgjoi bota mbar, festohej në Amerike, nëpër qendrat evropiane pothuajse në mbar botën ku jetonin e vepronin bashkatdhetarët tanë. Festonim ngase në vazhdimësi kishte atdhedashës qe donin lirinë,dhe për këtë nuk kursyen as veten e tyre kishte burra të mëdhenj të cilët u flijuan brez pas brezi, por edhe në luftën e fundit me Serbinë të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari. Familja Jashari, Haradinaj, Pajazi, Ramadani e shumë familje e shehid tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë ishin shembujt më të mirë se si mbrohet dhe luftohet për fe e atdhe. All-llahu xh sh thotë: “ Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut e disa prej tyre e realizuan premtimin duke e dhënë jetën...
Duke folur për përkrahjen dhe ndihmën e faktorëve relevant ndërkombëtar për shtetin e Kosovës e posaçërisht për njohjen e pavarësisë së vendit tonë dhe për sensibilizimin e opinionit me këtë realitet Myftiu Tërnava në fjalën e tij kujtoj dy personalitet të shuara politike të botës, presidentin amerikan Bush dhe atë francez Sarkozi : “Të nesërmen dëgjojmë lajmin nga Tanzania e largët ku presidenti Bush thotë : “Populli i Kosovës meriton Pavarësinë “Për të vazhduar më vonë edhe shumë shtete tjera në njohjen e pavarësisë së vendit tonë. Ndodhi ajo që u tha presidenti Sarkozi fëmijëve të një shkolle të Parisit se :”Kufijtë e kësaj harte do të ndryshojnë së shpejti ngase në Evropë po lind një shtet i ri”. Kjo edhe ndodhi Kosova shtet sovran e i pavarur.”

Myftiu Tërnava më pas në emër të popullit të Kosovës, Bashkësisë Islame dhe në emrin e tij ka falënderuar të gjithë aleatët që ndihmuan popullin e Kosovës për të fituar lirën dhe për të ndërtuar shtetin e pavarur e demokratik: “Botë e qytetëruar: Ju faleminderit për tërë atë që keni bërë për këtë popull të përvuajtur, i cili e pat një histori sa të dhimbshme po aq edhe krenare. Ju faleminderit që në momentin më kritik i dolët në ndihmë UÇK që njëherë e përgjithmonë të largohen nga Kosova forcat paramilitare ushtarake policore të Serbisë”

Ndërsa për personalitetin e pejgamberit Muhamedit a.s. folën kryeimaim i Kosovës Sabri ef. Bajgora, prof.dr. Pajazit Nushi, dr. Milazim Krasniqi, dhe Mr. Besa Ismaili.
Organizatorët për të gjithë të pranimit shpërndan të botuara kumtesat e katër referuesve  të sipërpërmendur në një botim të veçantë që ishte përgatit enkas për ketë manifestim .

Për të pranishmin në manifestim u shfaq edhe një program i pasuar kulturor ku me recitale e ilahi u paraqiten artist të njohur si Enver Petrovci, Ismet Azemi e Basri Lushtaku. Pastaj lexuesit e njohur të Kuranit Xhelal Kaloshi e Ibrahim Beqiri.
Gjithashtu me ilahi u paraqiten edhe Kori i Medresesë së Prishtinës si dhe artisti i ri Agron Ahmeti.

Në fund Kryesia e BI të Kosovës, për kontributin e dhënë për lirin e Kosovës u ndau çmimin për paqe “Mulla Idriz Gjilani” gjashtë familje të dëshmorëve:
Fëmijës Jashari; Familjes Haradinaj; Familjes Ramadani, Familjes Pajaziti, Familjes Prestreshi dhe Familjes Jonuzi.
Çmimin për paqe familjarëve të dëshmorëve ua ndau vet Myftiu Tërnava.


Foto nga manifestimi “Mesazhi i paqes”

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
 

 
< I mėparshmi   Tjetri >