Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

46:26. Ne u patėm mundėsuar atyre (fuqi, pasuri, jetė tė gjatė), atė qė nuk ua mundėsuam juve, u patėm dhėnė tė dėgjuar, tė parė e edhe zemra (tė menduar), por atyre nuk u bėri dobi asgjė, as tė dėgjuarit e tyre, as tė parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin qė i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i pėrfshiu ajo me tė cilėn talleshin.

Propozimet e BI pėr Kushtetėn Printoni E-mail
Propozimet e Kryesisë së BI të Kosovës për ndryshime dhe plotësime drejtuar Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës


KOMISIONIT KUSHTETUES
PËR HARTIMIN E DRAFT-KUSHTETUTËS
SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PRISHTINË





LËNDA: Propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e draft-
          Kushtetutës së Republikës së Kosovës.




Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pas leximit dhe analizimit të Draft-Kushtetutës, konsideron se komisioni i nderuar ka bërë një punë të madhe, e cila gjithsesi duhet vlerësuar lart. Megjithatë, kjo kryesi, në emër të organeve dhe institucioneve të BI-së dhe në emër të saj, duke u bazuar në momentin aktual politik dhe duke i vlerësuar rrethanat aktuale ekzistuese, komisionit të respektuar kushtetues, minimalisht i bën këto:

P  R  O  P  O  Z  I  M E

Neni 1.
Alineja 3 e këtij neni të jetë: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti.” (Pjesa vijuese e kësaj alineje të fshihet).


Neni 8.
Neni 8 i propozuar, të ndryshohet dhe të bëhet: “ Republika e Kosovës është shtet neutral në çështje të fesë”.


Neni 38.
Tek alineja 1, ku shkruhet: “Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar“ të shtohet edhe : “Ajo mund të ushtrohet lirshëm në jetën private dhe publike”.
( Sa për ilustrim, kështu e ka  te rregulluar Kushtetuta e Sllovenisë dhe disa të tjera)

Pas paragrafit 1 të nenit 38, të shtohet edhe një paragraf me këtë përmbajtje: “Institucionet publike sigurojnë manifestimin dhe praktikimin e besimit”.


Pas paragrafit 3 të nenit 38, të shtohet edhe një paragraf:
“Shteti siguron mbajtjen e mësimit (kulturës ose edukatës) fetare tradicionale në shkollat publike”.



Neni 39.

Paragrafi 4  të plotësohet dhe të jetë:
“Bashkësitë fetare kanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare, institucione arsimore-edukative dhe institucione bamirëse, të cilat shteti i ndihmon në përputhshmëri me këtë Kushtetutë dhe me ligjin”.

Pas paragrafit 4 të shtohet edhe një paragraf me këtë përmbajtje:
“Shteti i financon bashkësitë fetare tradicionale”.
(Duke qenë se këta besimtarë-shtetas janë taksapagues të po këtij shteti, është e drejtë e natyrshme dhe legjitime të gëzojnë nga shteti financimin e bashkësive të tyre).



Vërejtje e përgjithshme:
Në tërë tekstin e draft-Kushtetutës fjala “konfesion” të zëvendësohet me fjalën “bashkësi”.
(Sepse në tekst bëhet fjalë për bashkësi po thuhet konfesion, gjë që shkencërisht dhe logjikisht nuk qëndron).

*    *    *
Të nderuar anëtarë të Komisionit kushtetues!
Këto janë vetëm disa nga vërejtjet dhe propozimet tona. Jemi përcaktuar në minimumin që mund t’Ju propozojmë.
Duke Ju falënderuar për mirëkuptim dhe me shpresë se këto propozime do t’i përfillni, me se do t’i nderoni të gjithë besimtarët, Ju përshëndesim sinqerisht.

Prishtinë, 1 mars 2008
Me respekt,
K R Y E T A R I,
Myftiu mr. Naim Tërnava
 
< I mėparshmi   Tjetri >