Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

56:28. Janė nėn drunj tė pemėve pa therra (pa gjemba).

Myftiu Tėrnava vizitoi Gėrdecin Printoni E-mail
Prishtinë, 28 prill 2008
   
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot vizitoi Gërdecin, ku u njoh nga afër më dëmet dhe pasojat që pësoj ky rajon nga shpërthimi i paradokohshëm.
Myftiu Mr. Naim Tërnava është pritur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqri Ismaili, të cilit ia dorëzoi mjetet financiare të tubuara nga xhemati i Kosovës për ndihmë të prekurve nga shpërthim i Gërdecit.
Në aksionin për ndihmë Gërdecit të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës janë tubuar 54 mijë euro dhe 10 mijë e 400 franga zvicerane, mjete këto që tashmë u janë dorëzuar autoriteteve të Vorës.
Myftiu Tërnava, ndihëm e xhematit të Kosovës e ka cilësuar si një detyrim për vëllezërit që pësuan nga shpërthim në Gërdec.
 
< I mėparshmi   Tjetri >