| U mbajt samiti i liderėve tė bashkėsive islame tė vendeve tė Ballkanit |
|
|
|
ME BASHKËPUNIM TË MIRË TË NDIHMOJMË PAQEN NË BOTË Kjo mbledhje, të cilën e kryesoi dr. Ali Bardakogllu-kryetar i Dijanetit të Turqisë, qe e dyta e këtij niveli pas asaj të mbajtur në Sofje gjashtë muaj më herët. Ai, pasi që i përshëndeti delegacionet pjesëmarrëse, kërkoi nga Rifat ef. Fejziqi-Reis i Malit të Zi t’iu drejtohet të pranishmëve në cilësinë e nikoqirit, i cili i falënderoi pjesëmarrësit që iu kanë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje. Më pas kryesuesi Bardakogllu kërkoi nga të pranishmit që secili prej tyre të paraqet nga një ekspoze dhe ti njoftoj pjesëmarrësit tjerë me aktivitetet që bashkësia e tij zhvillon si dhe, natyrisht, edhe problemet me të cilat ballafaqohen. Pas paraqitjeve të të gjithë përfaqësuesve, kryesuesi i takimit bëri një rezyme në të cilën me theks të veçan theksoi për rëndësinë e bashkëpunimit të bashkësive islame të regjionit dhe sfidat e botës bashkëkohore duke apeluar në ruajtjen e paqes në botë dhe shtoi: “Dëshira më e madhe jona është që njerëzit mos të përplasën për shkak të fesë, dhe se synim yni është që të tregojmë se fetë nuk duhet të bëhen shkaktare të përleshjeve”. Në vazhdim, ai përmendi edhe këto detyra si prioritete për të ardhmen: - Arsimimi fetar i fëmijëve tanë ka rëndësi parësore, e kësaj duhet kushtuar kujdes meritor. - Do të shikohet mundësia e organizimit të Haxhit duke i siguruar aeroplanët nga Turqia gjë që do të ishte një ndihmesë për të gjithë organizatorët. - Zv./kryetari i Dijanetit të Turqisë zotëri Mehmet Gyrmez do të koordinojë punën rreth restaurimit të objekteve të trashëgimisë islame, duke i përcaktuar edhe prioritetet e këtyre objekteve. Në këtë pikë mund të bisedohet edhe për hapat që duket ndërmarrë për ruajtjen e pronës vakfnore. - Bashkësitë Islame të Ballkanit duhet të hartojnë strategjitë zhvillimore për arsimin e pjesëtarëve të tyre, e në veçanti atij fillor dhe të mesëm. Është e domosdoshme që bashkësitë të kenë strategji afat-shkurta, afatmesme dhe afatgjata. - Edhe në mbledhjen pararendëse në Sofje është biseduar rreth mundësisë së binjakëzimit të komunave të ndryshme të Ballkanit me ato të Turqisë, e kjo mbase do të ndihmonte në përkrahje më të mirë morale dhe materiale, e natyrisht, edhe në këmbimin e përvojave në këtë drejtim. - Rinia dhe familja meritojnë t’iu kushtohet më tepër kujdes, prandaj, është mirë të mendohet për këtë , në mënyrë që në mbledhjen vijuese të debatohet edhe për këtë segment. -Zhvillimi i aktiviteteve të larmishme si organizimi i garave në leximin ose hifsin e Kuranit ose formimi i grupeve me motive folklorike e që do të mbaheshin jashtë xhamisë. Në fund u vendos që takimi i ardhshëm të mbahet në shtetin më të ri në botë, në Republikën e Kosovës. Myftiu i Kosovës i falënderoi pjesëmarrësit për konsideratën e treguar dhe shtoi: Do të mundohem të jem nikoqir i mirë për ju. Pas mbledhjes, kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviqi për të gjithë pjesëmarrësit shtroi darkë në pallatin “Gorica”. Në fjalën e tij të rastit kryetari Vujanoviq ndër të tjera tha se mbajtja e këtij samiti të liderëve të bashkësive islame të vendeve të regjionit në Mal të Zi është mirënjohje për BI-në e këtij shteti dhe e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfetare. Ai më tej shtoi se Mali i Zi është i vendosur për ti mundësuar të gjitha kushtet për veprim të BI-së të Malit të Zi. Duhet përmendur se këtij takimi të mbajtur në Podgoricë, i ka parapri një ditë më herët vizita e delegacionit të Dijanetit të Turqisë dhe atij të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në qytetin e Rozhajës. Me këtë rast, mysafirët vizituan disa objekte islame të këtij qyteti si dhe Këshillin e BI-së. Për nder të mysafirëve, të rinjtë rozhajas kishin përgatit një program të pasur fetarë dhe artistik. R.R. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|