Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

53:55. Pra cilės sė mirė tė Zotit tėnd i ke dyshim?

Myftiu i Kosovės mr. Naim Tėrnava priti ambasadorin e Zvicrės nė Prishtinė Lucas Beglinger Printoni E-mail
Prishtinë,7 prill 2008
ImageMyftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Lucas Beglinger.
Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin Beglinger për vizitën dhe për tërë përkrahjen që i ka dhënë Kosovës populli dhe qeveria zvicerane Kosovës. Myftiu në veçanti çmoi shëndrrimin e zyrës së Zvicrës në nivel të ambasadës  të cilën kohë më parë solemnisht e hapi ministresha e Punëve të Jashtme e Zvicrrës zonja Calmi Rey, e cila sikundër edhe zyra e mëparshme kanë krijuar lehtësira të shumta për qytetarët kosovarë.
Nga ana tij, ambasadori Beglinger duke falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, vlerësoi lartë qëndrimin parimor të Bashkësisë Islame dhe angazhimin e saj në raport me bashkësitë tjera fetare në vend dhe më gjerë. Ambasadori, gjithashtu, potencoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar qendrat islame shqiptare në Zvicër dhe titullarët e tyre duke i koordinuar punët në mënyrë institucionale me BI-në.
 
< I mėparshmi   Tjetri >