| Shtypet pėrkthimi i Kuranit nė gjuhėn shqipe me alfabet tė Brajit |
|
|
Prishtinë, 1 prilli 2008 Këto ditë Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për nevojat e besimtarëve të verbër ka botuar përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe- versioni i alimit tonë të njohur H. Sherif Ahmeti me alfabetin e brajit.Vet botimi i përkthimit të Kuranit në cilën do gjuhë paraqet një ngjarje të rëndësishme në shumë rrafshe, mirëpo botimi i përkthimit të Kuranit me alfabet të brajit ka një rëndësi të veçantë ngase behët për një kategori të veçantë të njerëzve. Është ky botimi i parë përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe me alfabet të Brait-it. Për momentin janë shtypur 10 ekzemplar, të cilët do t'u ofrohen besimtarëve të verbër në 10 qendrat regjionale të Kosovës përmes shoqatës së të verbërve të Kosovës. Me këtë rast sot para dite në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti kryetarin e shoqatës së të verbërve të Kosovës Bujar Kadriu dhe nënkryetarin e kësaj shoqate Daut Tishuki, të cilëve Myftiu Tërnava ua dorëzo solemnisht përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe me alfabet të Brait. Në takim përfaqësuesit e shoqatës së të verbërve e falënderuan Myftiun për përkrahjen e dhënë, sidomos me botimin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe . Myftiu Tërnava u premtoj një përkrahje dhe përkujdesje edhe më të madhe nga ana e bashkësisë islame të Kosovës për këtë kategori të njerëzve në nevojë. Do theksuar se kohë më parë kryesia e BI të Kosovës ka botuar me alfabet të brait edhe doracakun “Drita e zemrës; si dhe librin e Bajrush Ahemtit Historia e pejgamberëve. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|