| Myftiu Naim Tėrnava priti reisin e Malit tė Zi Rifat ef. Fejziq |
|
|
Prishtinë, 1 prill 2008 Një delegacion i lart i Bashkësisë Islame të Mali të Zi në krye me reisin Rifat ef. Fejziq u priten sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga Myftiu Mr. Naim Tërnava.“Jam këtu që tu uroj ju e për mes jush edhe gjithë popullin vëlla të Kosovës pavarësinë e Kosovës. Uroj në emër timin, të bashkëpunëtorëve dhe gjithë besimtarëve të Mali të Zi që shteti më i ri në botë të jetë një faktor stabiliteti në rajon e më gjerë. Ne si bashkësi jemi thellësisht të bindur se pavarësia e Kosovës rritë sigurinë në rajon e edhe tek ne besimtarët islam në Mal të Zi” – tha ndër të tjerat reisi i Malit të Zi Rifat ef. Fejziq. Myftiu Tërnava ka falënderuar Reisin Fejziq për vizitën dhe për urimet me rastin e pavarësisë, duke shprehur bindjen se së shpejti edhe Mali i Zi do ta njoh pavarësinë e Kosovës, duke iu bashkëngjitur shteteve demokratike të Evropës. Myftiu Tërnava ka falënderuar në emër të populli të Kosovës, reisin Fejziq dhe shoqërues e tij për kontributin e qytetarëve boshnjak e shqiptar, që nga Rozhaj e deri në Ulqin për kontributin e tyre për të zhvendosurit gjatë luftës së Kosovës. Delegacioni i lartë i Malit të Zi vizitoj edhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u prit nga kryetari Bahri ef. Sejdiu, pastaj delegacioni vizitoi edhe muzeun arkeologjik të Prishtinës si dhe disa monumente të trashëgimisë islame. Në shoqëri të Reisit Fejziq ishin edhe Myftiu i Malit të Zi Jusuf Gjoka, kryetari i Kuvendi të Malit të Zi, Mujdin Milaimi, Kryeimami i Ulqinit Rexhep ef. Lika, , kryeimam i Rozhajit Erdan Ramoviq. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|